Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 18 mars 2019, ora 09.30 shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018 dhe vendosi zhvillimin e gjykimit të kësaj çështje në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve, ditën e enjte, në datën 04.04.2019, ora 10:00.

Bazuar në nenin 51, pika 1, germa “a” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, mori vendimin e ndërmjetëm për shqyrtimin e çështjes në seancë publike për dëgjimin e subjektit të rivlerësimit, lidhur me një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me shkresë nr.321 prot., datë 14.03.2019 dhe të protokolluar me nr.357 prot., datë 15.03.2019.

Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.