Ditën e martë, më datë 25.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 23/2023, datë 26.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 657, datë 28.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Mimoza Tasi

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.