Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 17/2024, datë 21.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 735, datë 31.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Nushi.

Në datën 28.05.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi