
Ditën e martë, më datë 08.10.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 46/2021, datë 23.08.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luveda Dardha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 398, datë 11.06.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.