Ditën e hënë më datë 16.07.2018, ora 09:00, pranë KPA-së, u çel seanca publike mbi çështjen  Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.

Për arsye të mosparaqitjes në seancë të subjektit apo të një përfaqësuesi ligjor, trupi gjykues me shumicë votash, vendosi:

Shtyrjen e seancës ditën e hënë, më datë 10.09.2018, ora 10.00.

Përsëritjen e njoftimeve për subjektin në përputhje me ligjin.

Ribërjen e komunikimit të vendimit nr.5, datë 23.032018, dhënë nga KPK-ja në ngarkim të subjektit.

Ribërjen e komunikimit të ankimit dhënë nga Komisioneri Publik kundër vendimit të dhënë nga KPK-ja për subjektin e rivlerësimit znj. Mirela Fana.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.