Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.18/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit nr. 209, datë 11.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 09.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo