Ditën e mërkurë, më datë 24.06.2020, ora 10.00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.51/2019, datë 17.10.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 169, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.