Ditën e hënë, më datë 22.06.2020, ora 09:00, do të vazhdojë shqyrtimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky gjykim ishte pezulluar me vendim të ndërmjetëm të trupit gjykues të datës 11.03.2020, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues. 

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.