Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.
Seancat gjyqësore publike dhe në dhomë këshillimi, që u përkasin juridiksionit të rivlerësimit dhe juridiksionit disiplinor, të publikuara për t’u zhvilluar, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë. Këto seanca ishin parashikuar si më poshtë.
Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 25.03.2020, ora 10:00.
Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 44/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, datë 26.03.2020, ora 9:30.
Seanca plenare publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10:00.
Vendimet përfundimtare për çështjen (JR) nr. 40/2018 që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj dhe për çështjen (JR) nr. 13/2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova, do të shpallen publikisht në formë elektronike, në faqen zyrtare në internet të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (kpa.al), në datën dhe orën e përcaktuar.
Pezullohet hedhja e shortit manual pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.
Pezullohet afati i zbardhjes së vendimeve për periudhën nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.
Veprimtaria e punës të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të vazhdojë të kryhet në ato funksione/detyra/njësi organizative që mund ta përmbushin në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik dhe telefonik.
Për detyrat të cilat nuk mund të realizohen sipas pikës 6, në vijim do të hartohet një program për marrjen e masave për angazhimin e punonjësve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për përmbushjen e detyrave të tyre.