Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ina Rama, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj, sot, më datë 24.10.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.8/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Altina Xhoxhaj kundër vendimit nr. 17, datë 03.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në pikat 3 dhe 5 të nenit D të Aneksit të Kushtetutës, në pikat 3 dhe 5 të nenit 61 të  ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 66 pika 1, germa “a” të​ ligjit nr.84/2016, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 17, datë 03.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Altina Xhoxhaj.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
  3. U shpall sot në Tiranë, më datë 24.10.2018.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij​