Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Albana Shtylla, relatore  Ina Rama dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, sot, më datë 22.11.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.16/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tom Ndreca, kundër vendimit nr. 39, datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin D, pika 3 dhe 5 dhe nenit DH, pika 4 të Aneksit të Kushtetutës, të nenit 61, pika 3 të  ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 66 pika 1, germa “a” të​ ligjit nr.84/2016, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 39, datë 17.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Tom Ndreca.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
  3. U shpall sot në Tiranë, më datë 22.11.2018.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.