Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 16.02.2022, është regjistruar çështja JD nr. 1/2022, me ankues Shkëlqim Kokona dhe me objekt:
Shfuqizimin si antikushtetues për vendimin nr. 411 dt. 17.12.2021 për procesin disiplinor (për përfundimin) dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të masës së shkarkimit ndaj meje raportit për hetimin subjektit, për shkelje të të drejtave të njeriut në procesin administrativ dhe për proces të parregullt ligjor, që bie ndesh me Nenin 6 të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe një sërë nenesh të Kushtetutës së Shqipërisë.
Në datën 21.02.2022 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Gjyqtare: Natasha Mulaj
Gjyqtare: Rezarta Schuetz
Relatore e çështjes: Mimoza Tasi