Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.04.2021, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit dhe se ndodhet në situatën e parashikuar nga neni 61, pika 3 dhe 5 e ligjit nr. 84/2016. Bazuar në dispozitën e pikës 3 dhe 7, të nenit F të aneksit të Kushtetutës, shkronjës “b” të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr.363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj.Elizabeta Imeraj.

Subjekti i rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj paraqiti në mënyrë të detajuar konkluzionet përfundimtare për të trija kriteret e vlerësimit, në referencë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke e vlerësuar ankimin si të pabazuar në ligj e prova, dhe si të tillë, të papranueshëm. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj kishte arritur të provonte me prova dhe argumente shterues, të kundërtën e ankimit. Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj dhe avokati i saj, i kërkuan Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 27 prill 2022, ora 15:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.