Ditën e hënë më datë 16.07.2018, ora 09:00, do të gjykohet në seancë publike çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Natasha Mulaj
Relator: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla
Ardian Hajdari
Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.