Ditën e martë, më datë 17.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 30/2020, datë 22.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andi Civici kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 243, datë 04.03.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.