Ditën e enjte, më datë 07.03.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.14/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 47, datë 25.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Astrit Faqolli.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.