Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi, kundër vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Dervishi.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 01.10.2020.