|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Shtator | Shtator | Shtator | Shtator | Shtator | 1 | 2 |
3 | 4 | 5 - Njoftime
All day 2022.10.05 Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit nr. 547, datë 06.07.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 05.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi **************************************************** Njoftim Sot, më datë 05.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar i trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit nr. 260, datë 15.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz ***************************************************** Njoftim Sot, më datë 05.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar i trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 54/2020, datë 27.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit nr. 277, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 54/2020, datë 27.11.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi *************************************************** Njoftim Sot, më datë 05.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues i trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit nr. 297, datë 17.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz - Seancë publike
10:00 -13:00 2022.10.05 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 05.10.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Gjatë konkluzioneve përfundimtare, ankuesi analizoi përmbajtjen e vendimit të Gjykatës së Lartë në referencë të procedimit disiplinor, duke përsëritur qëndrimin e tij se ky vendim nuk i përgjigjet ankimit të tij, e devijon atë dhe rrjedhimisht, nuk çon në një zgjidhje ligjore të çështjes. Ankuesi Markelian Kuqo i kërkoi përfundimisht Kolegjit shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nr. 633, datë 10.12.2020 “Për caktimin e masës disiplinore të shkarkimit ndaj tij”. Përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë paraqitën qëndrimet e tyre rreth shkeljeve disiplinore të ankuesit nën dritën e vendimit të Gjykatës së Lartë, duke deklaruar se, ndryshe nga sa pretendon ankuesi, procesi disiplinor ndaj tij është kryer në respektim të plotë të ligjit, si dhe të parimeve të procesit të rregullt. Përfaqësuesit e KLGj-së dhe ILD-së deklaruan se nëpërmjet shkeljeve disiplinore shumë të rënda, gjyqtari ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia dhe i kërkuan përfundimisht Kolegjit rrëzimin e ankimit të gjyqtarit Markelian Kuqo dhe lënien në fuqi të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nr. 633, datë 10.12.2020 “Për caktimin e masës disiplinore të shkarkimit të tij nga detyra”. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues do të zhvillojë diskutimet për vendimmarrje lidhur me çështjen, në seancë në dhomë këshillimi. Data e shpalljes së këtij vendimi do t’u njoftohet palëve nga sekretaria gjyqësore e Kolegjit.
| 6 | 7 - Njoftim
All day 2022.10.07 Ditën e enjte, më datë 27.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 38/2020, datë 18.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 244, datë 05.03.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 8 | 9 |
10 | 11 - Njoftim vendimi
All day 2022.10.11 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.32/2020, datë 31.08.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 259, datë 15.06.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 259, datë 15.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall, në Tiranë, më datë 11.10.2022. - Njoftim
09:04 2022.10.11 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 44/2022, datë 04.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Sharra kundër vendimit nr. 546, datë 30.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 11.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi - Dhomë këshillimi
10:00 -12:00 2022.10.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca për shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 32/2020, datë 31.08.2020, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi, e caktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 05.10.2022, ora 10:00, për arsye objektive të vëzhguesit ndërkombëtar, do të zhvillohet ditën e martë, më datë 11.10.2022, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 |
17 | 18 - Njoftim
15:00 2022.10.18 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 45/2022, datë 13.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Çarçiu kundër vendimit nr. 542, datë 20.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 18.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
| 19 - Njoftim
11:00 -13:00 2022.10.19 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, zhvilloi sot në dhomë këshillimi seancën gjyqësore për çështjen (JR) nr.34/2022, datë 21.07.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022. Për arsye objektive, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 25.10.2022, në orën 12:00. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
11:00 -13:00 2022.10.19 Ditën e enjte, më datë 17.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 477, datë 24.11.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Mimoza Tasi Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 20 - Njoftim
10:00 2022.10.20 Ditën e martë, më datë 08.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 54/2020, datë 27.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 277, datë 21.07.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 21 | 22 | 23 |
24 - Dhomë këshillimi
10:00 -17:00 2022.10.24 Ditën e hënë, më datë 24.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 39/2020, datë 21.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 265, datë 18.06.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
15:00 2022.10.24 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2020, datë 21.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 265, datë 18.06.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 265, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari). 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall, në Tiranë, më datë 24.10.2022.
| 25 - Dhomë Këshillimi
10:00 -13:00 2022.10.25 Ditën e martë, më datë 25.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
15:00 2022.10.25 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 25.10.2022, pasi u mor në shqyrtim në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit 84/2016 Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, u vendos shqyrtimi i çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 09.11.2022, ora 11:00. Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim korrigjimin e gabimeve procedurale të kryera nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ******************************************************************************************************************************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 46/2022, datë 19.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Sali kundër vendimit nr. 555, datë 22.07.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 25.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi - Njoftim vendimi
16:00 2022.10.25 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2022, datë 21.07.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 50, germa “d” e ligjit nr. 49/2012 “Per gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi:
1. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) dhe pushimin e gjykimit të çështjes. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall, në Tiranë, më datë 25.10.2022.
| 26 | 27 - Dhomë Këshillimi
All day 2022.10.27 Ditën e enjte, më datë 27.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 38/2020, datë 18.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 244, datë 05.03.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
16:00 2022.10.27 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2020, datë 18.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 244, datë 05.03.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 244, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.10.2022.
| 28 | 29 | 30 |
31 - Dhomë këshillimi
10:00 -12:00 2022.10.31 Ditën e hënë, më datë 31.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2022, datë 24.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eda Kaja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 476, datë 16.11.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
14:00 2022.10.31 Ditën e mërkurë, më datë 16.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 260, datë 15.06.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
16:00 2022.10.31 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2022, datë 24.01.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Eda Kaja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 476, datë 16.11.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 476, datë 16.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Eda Kaja. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 31.10.2022.
| Nëntor | Nëntor | Nëntor | Nëntor | Nëntor | Nëntor |