Njoftime

Njoftime

2021-03-05 00:00 - 00:00

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.8/2021, datë 24.02.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Qafa kundër vendimit nr. 298, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 05.03.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

 

****

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 26.02.2021, është paraqitur nga paditësi, kërkuesi Tom Dedaj çështja JD nr.1/2021 me palë të paditur: Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me objekt “Deklarimin të paligjshëm dhe shfuqizimin e vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin nga detyra të Prokurorit Tom Dedaj, etj”.

Në datën 05.03.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Ardian Hajdari

Gjyqtare: Ina Rama

Relatore e çështjes: Rezarta Schuetz

Related upcoming events

  • 2026-01-14 All day

     

    Ditën e mërkurë, më datë 04.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 36/2024, datë 09.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 778, datë 28.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Vjollca Spahiu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-01-14 All day

     

    On Wednesday, 04.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 36/2024, dated 09.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 778, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Vjollca Spahiu.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Sokol Çomo

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.