Njoftim

Njoftim

2023-03-28 12:00 - 14:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bazuar në nenin 179, pika 7, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 5, pika 3 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenet 1, pika 2, 32, 38, pika 2, 39, pika 1, shkronjat “a” dhe “c” të ligjit 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetutese të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, nenin 312, paragrafi i parë, i Kodit të Procedurës Civile njofton se ditën e martë, më datë 28.03.2023, ora 16:00, do të gjykohet në seancë plenare në dhomë këshillimi çështja për ndreqjen e gabimeve në shkrim në pjesën arsyetuese të vendimit nr.1 (JD), datë 20.02.2023, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që i përket ankuesit Shkëlqim Kokona.

Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

Albana Shtylla Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ina Rama Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Mimoza Tasi Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Natasha Mulaj Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Rezarta Schuetz Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Sokol Çomo Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Seanca plenare në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-06-23 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.06.2025, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022.

    Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe vlerësoi si të pabazuar në prova e ligj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati shkarkuar nga detyra, sipas tij, në mënyrë të padrejtë, duke mos i ngarkuar as barrë prove. Bashkëlidhur ankimit, subjekti i rivlerësimit kishte depozituar disa akte, të cilat kërkoi të merren në cilësinë e provës, kërkesë kjo që nuk u pranua nga trupi gjykues me arsyetimin se nuk plotëson kërkesat e nenit 47 të ligjit 49/2012 "Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i ndryshuar.

    Pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, subjekti i rivlerësimit kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022 dhe konfirmimin e tij në detyrë.

    Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivleresimit, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23.06.2025, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.