Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2023-10-06 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 06.10.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për shpalljen e vendimit të çështjes (JR) 9/2021, datë 02.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 318, datë 03.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Luli.

Para shpalljes së vendimit, kryesuesja e seancës, në emër të trupit gjykues, relatoi si vijon:

Më datë 05.10.2023, Këshlli i Lartë i Prokurorisë ka përcjellë në Kolegj vendimin nr. 314, marrë më datë 05.10.2023, nëpërmjet të cilit, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit të pleqerisë për subjektin e rivleresimit Kujtim Luli. Në të njëjtën ditë, Kolegji mori kërkesën e subjektit të rivlerësimit për të ndërprerë procesin e rivlerësimit për të, për shkak se subjekti i rivleresimit nuk gëzon më statusin e magjistratit. 

Trupi gjykues i Kolegjit, në datën 3 tetor 2023, ka marrë vendimin për procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Kujtim Luli, vendim i cili, është caktuar të shpallet diten e sotme. Në këto kushte, kur vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kërkesa e subjektit të rivlerësimit kanë ardhur pasi trupi gjykues i Kolegjit kishte marrë vendimin, ato janë absolutisht të papranueshme, sepse janë paraqitur jashtë çdo afati procedural dhe pasi vendimi përfundimtar për procesin e rivlerësimit ishte marrë. 

Përpos sa më sipër, trupi gjykues, konstaton se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nr. 314, datë 05.10.2023, ndonëse në pikën 4 të tij, parashikon që hyn në fuqi menjëherë, ai bie ndesh me ligjin nr. 115/2016, nenin 192, pika 1, i cili parashikon shprehimisht se, “ndaj aktit administrativ individual të Keshillit, mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve nga data e njoftimit në Gjykatën Administrative të Apelit, përvecse kur parashikohet ndryshe në ligj.”. Me fjalë të tjera, vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorise nuk ka hyrë ende në fuqi. 

Ndonëse ky argument nuk është relevant për mosmarrjen në konsideratë të akteve të mësipërme, trupi gjykues i Kolegjit e vlerësoi të rendësishëm për ta sjellë në vëmendje të publikut. 

Në vijim, trupi gjykues shpalli vendimin e marrë në datën 3 tetor 2023, për çështjen (JR) 9/2021, datë 02.03.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Luli:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 9/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 318, datë 03.12.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kujtim Luli.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 318, datë 03.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Kujtim Luli.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 06.10.2023, në Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-06-16 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 11.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023.

    Kjo seancë gjyqësore ishte planifikuar për shpalljen e vendimit përfundimtar për çështjen, por duke qenë se gjyqtarja relatore kishte njoftuar se, për pamundësi objektive e kishte të pamundur pjesëmarrjen në të, u vendos që seanca e shpalljes së vendimit të marrë nga trupi gjykues më datë 09.06.2025, të shtyhet për në datën 16.06.2025, ora 9:30.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-06-16 All day

    The Appeal Chamber opened on 11.06.2025, at 10:00, the public hearing of case (JR) 36/2023, dated 26.07.2023, pertaining to the appeal of the assessee Hyrjet Lamaj against decision no. 668, dated 26.05.2023 of the Independent Qualification Commission.

    This hearing was scheduled for the announcement of the final decision on the case, but given that the judge rapporteur had informed that due to objective impossibility, it was impossible for her to attend it, it was decided that the hearing for the announcement of the decision taken by the panel on 09.06.2025, be postponed to 16.06.2025, at 09:30.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.