Njoftim

Njoftim

2025-02-14 All day

Në datë 14.02.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 41/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 762, datë 15.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Afrim Shehu.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Afrim Shehu për përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 8, datë 13.02.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Ina Rama (kryesuese), Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 41/2024, datë 21.10.2024, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Related upcoming events

  • 2025-04-18 All day

    Ditën e enjte, më datë 08.05.2025, ora 15:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Alfred Gjoni për rishikimin e vendimit nr. 9/2019, datë 26.06.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama
    Relatore: Rezarta Schuetz
    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë

  • 2025-04-18 All day

    On Thursday, 08.05.2025, at 15:00, the Appeal Chamber shall consider in camera the case pertaining to the petition of Mr. Alfred Gjoni on the revision of decision no. 9/2019, dated 26.06.2020, of the Appeal Chamber.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Rezarta Schuetz

    Members: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    The hearing in camera shall take place in the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-04-18 All day

    Ditën e enjte, më datë 08.05.2025, ora 15:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Ramadan Troci për rishikimin e vendimit nr. 26/2019, datë 21.10.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj
    Relatore: Rezarta Schuetz
    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-04-18 All day

    On Thursday, 08.05.2025, at 15:30, the Appeal Chamber shall consider in camera the case pertaining to the petition of Mr. Ramadan Troci on the revision of decision no. 26/2019, dated 21.10.2019, of the Appeal Chamber.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Natasha Mulaj

    Rapporteur: Rezarta Schuetz

    Members: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The hearing in camera shall take place in the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.