Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mirela Iliopullo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 420, datë 13.07.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 420, datë 13.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Mirela Iliopullo.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 05.12.2024.