Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit nr. 437, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 18.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
***********
Njoftim
Ditën e enjte, më datë 09.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.