Njoftime

Njoftime

2023-12-12 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi.

Në datën 12.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

******************************************************************************

Në datë 12.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare e trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021,

që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit nr. 368, datë 19.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 35, datë 07.12.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

*****************************************************************************

Në datë 12.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit 437, datë 10.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Related upcoming events

  • 2026-01-14 All day

     

    Ditën e mërkurë, më datë 04.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 36/2024, datë 09.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 778, datë 28.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Vjollca Spahiu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-01-14 All day

     

    On Wednesday, 04.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 36/2024, dated 09.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 778, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Vjollca Spahiu.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Sokol Çomo

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.