Seancë publike

Seancë publike

2022-04-12 13:00 - 16:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 12.04.2021, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.

Në vijim të seancës së mëparshme, pasi analizoi kërkesat e subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi:

  • Riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe marrjen në cilësinë e provës të akteve të reja të depozituara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit, sipas përcaktimeve të bëra prej saj në seancën e datës 01.04.2022.
  • Marrjen si provë të pohimeve gjyqësore të subjektit të rivlerësimit gjatë seancave në Kolegj.
  • Aktet e përcjella nga subjekti i rivlerësimit, të cilat gjenden edhe në fashikullin e përcjellë nga Komisioni, nuk do të konsiderohen si prova të reja, por do të analizohen në cilësinë e akteve që gjenden në fashikull e që i janë nënshtruar edhe vlerësimit të Komisionit.

Sa i përket kërkesës për thirrjen e dëshmitarëve, trupi gjykues vendosi:

  • Të mos pranohet kërkesa e subjektit të rivlerësimit për thirrje dëshmitarësh për të provuar fakte që lidhen me kriterin e figurës dhe të pasurisë, pasi dëshmia e tyre, parë nën dritën e dispozitave të nenit 49, pika 6, germa “a” dhe “c”, është e panevojshme në kushtet kur aktet në fashikull përmbajnë dokumentacion të mjaftueshëm për vendimmarrje, apo lidhur me faktet që kërkohet të provohen.
  • Të mos pranohet kërkesa e subjektit të rivlerësimit për thirrje dëshmitarësh, dëshmia e të cilave, parë nën dritën e dispozitave të nenit 49, pika 6, germa “b”, rezulton e parëndësishme për zgjidhjen e çështjes.

Trupi gjykues vendosi:

  • Të mos pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për thirrjen e një eksperti, pasi është kërkesë e palejueshme nën dritën e dispozitave të nenit 225 dhe vijues të KPC dhe nenit 49, pika 6 e ligjit 84/2016.
  • Të mos kërkojë kopje të fashikujve të hetimit të zhvilluara mbi bazën e kallëzimeve penale të ushtruara nga subjekti i rivlerësimit, pasi parë nën dritën e dispozitave të nenit 49, pika 6, germa “a” dhe “b” e ligjit 84/2016, marrja e këtyre akteve dhe rezultati i këtyre procedimeve është i panevojshëm në funksion të zgjidhjes së çështjes; kur aktet në fashikull përmbajnë dokumentacion të mjaftueshëm për vendimmarrje ose kur janë të parëndësishme për procesin që kryhet në Kolegj.
  • Të mos pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për t’i kërkuar informacione shtesë bashkisë Tiranë, pasi, bazuar në nenin 49, pika 6, germa “b”, fakti që kërkohet të provohet, është i parëndësishëm, në kushtet kur del jashtë kufijve të shkaqeve të ankimit.
  • Të mos pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për të dëgjuar në seancë publike regjistrimin audio të një seance dëgjimore të zhvilluar në Komision, pasi nën dritën e dispozitave të nenit 49, pika 6 germa “c”, mjeti i provës është tërësisht i papërshtatshëm.

Trupi gjykues vendosi të mos hetohet më tej lidhur me denoncimet e mbërritura në Kolegj, pasi rrethanat e dëshmuara në to, nuk përmbushin kriteret e nenit 53, pika 3 e ligjit 84/2016 për shkaqe që mund të krijojnë bindje për shkelje ligjore.

Trupi gjykues vërejti se gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë, në zbatim të nenit b, pika 3/b e Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 49, pika 10, të ligjit 84/2016, përbëjnë provë në vetvete dhe si të tilla, do t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor, së bashku me dokumentet e tyre mbështetëse.

Pasi u njoh me vendimin e ndërmjetëm të trupit gjykues, Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron të gjitha shkaqeve të ankimit lidhur me çështjen.

Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare.

Duke marrë parasysh edhe kërkesën e avokatit të subjektit të rivlerësimit për kohë shtesë në funksion të përgatitjes me shkrim të konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 20 prill 2022, ora 13:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-09-23 All day

    On Tuesday, 23.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Mimoza Tasi

    Rapporteur:     Rezarta Schuetz

    Members:        Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-23 All day

    Ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-24 All day

    On Wednesday, 24.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 12/2024, dated 29.03.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 736, dated 31.01.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Gentian Habazaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Natasha Mulaj

    Members: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 14:47 - 2025-09-29 14:47

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-29 All day

    On Monday, 29.09.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 37/2023, dated 02.08.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 650, dated 27.04.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ylli Pjetërnikaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Albana Shtylla

    Members:        Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-29 All day

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.