Seancë publike

Seancë publike

2024-05-27 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 27.05.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 28/2021, datë 25.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rita Gjati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 358, datë 19.03.2021.

Subjekti i rivlerësimit, znj. Rita Gjati, dhe përfaqësuesja e saj ligjore u dëgjuan nga trupi gjykues teksa paraqitën në mënyrë të detajuar kundërshtimet e tyre lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 358, datë 19.03.2021, duke deklaruar se ky vendim është marrë në interpretim të gabuar të ligjit, provave dhe rrethanave të çështjes për të trija kriteret e rivlerësimit, si dhe në të, mbetet i paarsyetuar nocioni i cenimit të besimit të publikut tek drejtësia. Subjekti i rivlerësimit pretendoi se arrin nivel të besueshëm në të trija kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, aftësive profesionale dhe kriterit të figurës, dhe në mbështetje të këtyre pretendimeve, depozitoi bashkëlidhur parashtrimeve të saj, akte të reja të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues.

Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatorit të çështjes në funksion të shqyrtimit të çështjes,

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës një pjesë të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit dhe të refuzojë pjesën tjetër të akteve, për arsye të mosplotësimit të kritereve formale, por që pavarësisht, informacioni të cilin përmbajnë, mund të aksesohet nga burime të hapura të informacionit.

Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk ka kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe e ftoi atë në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit, znj. Rita Gjati, i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 358, datë 19.03.2021 dhe konfirmimin e saj në detyrë.

Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 05.06.2024, ora 15:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-16 All day

     

    On Monday, 16.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 44/2024, dated 11.11.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 789, dated 25.07.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Albana Palaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Ina Rama

    Members:        Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-16 All day

    Ditën e hënë, më datë 16.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    On Friday, 27.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 33/2024, dated 04.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 766, dated 22.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ervin Aliu.

    The trial panel this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Albana Shtylla

    Rapporteur:     Natasha Mulaj

    Members:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.