Seancë publike

Seancë publike

2025-12-04 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 45/2023, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini.

Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë.

Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe deklarimet e tij në deklaratat Vetting janë kontradiktore dhe fiktive, ndërsa lidhur me kriterin e vlerësimit profesional, i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë në kuadër të vlerësimit të përgjithshëm për të tria kriteret, gjetjet në ankim lidhur me ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit gjate ushtrimit të funksionit. Lidhur me kriterin e figurës, z. Klodjan Braho deklaroi se nisur nga referimi i agjencive ligjzbatuese, nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk janë hetuar plotësisht dhe në mënyrë të gjithanshme dy procedime penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit, për të përjashtuar eventualitetin e gjendjes së subjektit të rivlerësimit në kushtet e zbatimit të nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Enklid Gjini.

Subjekti i rivlerësimit dha shpjegime të detajuara lidhur me ankimin, duke e kundërshtuar si të pabazuar në ligj e në prova, si një lexim selektiv, të paargumentuar që nuk e kalon testin e provueshmërisë dhe të proporcionalitetit. Subjekti i rivlerësimit kërkoi çeljen e hetimit gjyqësor, duke i kërkuar Kolegjit të administrojë në cilësinë e provës akte të reja në mbështetje të pretendimeve të tij.

Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe subjekti i rivlerësimit ndanë të njëjtin qëndrim se ato nuk përmbajnë rrethana për hetime të mëtejshme.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, duke marrë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit bashkëlidhur parashtrimeve dhe aktet e sjella në seancën e ditës së sotme, përvec aktit “Dokument i Bankës Amerikane të Investimeve”, i cili është pjesë e fashikullit të dosjes.

Lidhur me denoncimet, trupi gjykues vendosi të mos hetohet më tej, pasi nuk ka rrethana që  plotësojnë kërkesat e nenit 53, ligjit 84/2026.

Lidhur me kontrollin e kriterit të figurës, trupi gjykues vendosi të njihet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të cështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë.

Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe në funksion të vendimit të ndërmjetëm, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 15.12.2025, ora 9:00, duke i ftuar palët të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare. Në kuadër të qartësisë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues ftoi Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, apo përfaqësuesin e autorizuar të tij, që nëse e vlerësojnë të nevojshme, të mund të aksesojnë për konsultim në ambientet e Kolegjit dosjen e klasifikuar në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, e cila është e administruar në fashikullin e Komisionit, si pjesë përbërëse e tij, apo çdo veprim tjetër që ata do ta konsiderojnë të nevojshëm në funksion të qartësimit të kërkimit përfundimtar.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-26 All day

    The Special Appeal Chamber opened on 16.02.2026, at 10:00, the public hearing of case (JR) 44/2024, dated 11.11.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 789, dated 25.07.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Albana Palaj.

    The presiding judge announced that on 09.02.2026, the Head of the Special Prosecution Office, Mr. Klodjan Braho, through a request addressed to the Chamber, demanded the postponement of the hearing, due to the objective impossibility of the prosecutor authorized to its attendance, to participate therein.

    The trial panel decided to accept the request of the Head of the Special Prosecution Office, postponing the hearing to 26.02.2026, at 10:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-26 All day

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 16.02.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se më datë 09.02.2026, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kolegjit, kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, për pamundësi objektive të marrjes pjesë në të, të prokurorit të autorizuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke shtyrë seancën për në datën 26.02.2026, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    On Friday, 27.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 33/2024, dated 04.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 766, dated 22.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ervin Aliu.

    The trial panel this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Albana Shtylla

    Rapporteur:     Natasha Mulaj

    Members:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.