Njoftime

Njoftime

2021-03-05 00:00 - 00:00

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.8/2021, datë 24.02.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Qafa kundër vendimit nr. 298, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 05.03.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

 

****

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 26.02.2021, është paraqitur nga paditësi, kërkuesi Tom Dedaj çështja JD nr.1/2021 me palë të paditur: Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me objekt “Deklarimin të paligjshëm dhe shfuqizimin e vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin nga detyra të Prokurorit Tom Dedaj, etj”.

Në datën 05.03.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Ardian Hajdari

Gjyqtare: Ina Rama

Relatore e çështjes: Rezarta Schuetz

Related upcoming events

  • 2026-03-05 All day

     

    Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 15:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Dritan Peka për rishikimin e vendimit (JR) nr. 27, datë 22.10.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

    ***

    Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 14:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Kastriot Gramshi për rishikimin e vendimit (JR) nr. 8, datë 02.03.2023, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

    Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 14:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja me numër regjistri 9 – 32/ 2020, datë 09.04.2024, si dhe kërkesat me nr. 449/7 prot., datë 27.05.2024 dhe me nr. 555 prot., datë 18.04.2025, që i përkasin kërkueses Bernina Kondi  për rishikimin e vendimit (JR) nr. 37, datë 11.10.2022, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.