Emërtimi:  Shfuqizimin e vendimit nr. 201/4 prot., datë 26.05.2021 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.; Detyrimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të fillojë hetimin për Magjistratin I.T., Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Tiranë.; Pezullimin e magjistratit I.T., anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor sipas parashikimeve të Kushtetuese.

 

 

Data e regjistrimit: 02.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Ankues: Edmond Kasmi

Të paditur ose subjekte të interesuar: Inspektori i Lartë i Drejtësisë

 Objekti:        

Shfuqizimin e vendimit nr. 201/4 prot., datë 26.05.2021 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Detyrimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të fillojë hetimin për Magjistratin I.T., Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Tiranë.

Pezullimin e magjistratit I.T., anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor sipas parashikimeve të Kushtetuese.

 

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Sokol Çomo          

Gjyqtar: Ardian Hajdari    

Relatore e çështjes:   Natasha Mulaj

Statusi: Përgatitje për shqyrtim

Emërtimi:  – Marrja e masave disiplinore, penale, civile, administrative, nga KPA, në respekt të nenit 128 pika 1; pika 2 shkronja a); pika 3 shkronja c; të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ndaj shkeljes së rëndë nga antarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në dhënien e vendimeve: Nr. 86, datë 22 qershor 2021; Nr. 86/1, datë 28 shtator 2021 dhe vendimi Nr. 111, datë 28 shtator 2021 të Gjykatës Kushtetuese. etj.

 

Data e regjistrimit: 01.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Kërkuesi: Hasan Roqi

Të paditur ose subjekte të interesuar: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Elsa Toska.

 Objekti:        

– Marrja e masave disiplinore, penale, civile, administrative, nga KPA, në respekt të nenit 128 pika 1; pika 2 shkronja a); pika 3 shkronja c; të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ndaj shkeljes së rëndë nga antarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në dhënien e vendimeve: Nr. 86, datë 22 qershor 2021; Nr. 86/1, datë 28 shtator 2021 dhe vendimi Nr. 111, datë 28 shtator 2021 të Gjykatës Kushtetuese.

– Shpallja antikushtetuese e vendimit Nr. 86, datë 22 qershor 2021; vendimit Nr. 111, datë 28 shtator 2021 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

– Gjykimi i drejtë, nga KPA, në përputhje me kërkesat e Kushtetutës së RSH, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjashtë kërkesave të parashtruara nga kërkuesi më datë 25 mars 2021, para Gjykatës Kushtetuese të RSH, sipas subjekteve të interesuara, objektit ku përfshihet shpërblimi i dëmit dhe bazës ligjore shoqëruar me dokumentacionin provues përkatës të saj.

– Të gjendur para një vendimi, që përkrah veprimet e paligjshme, drejtësinë e korruptuar në një shtet të kapur dhe, në mënyrën më arbitrare duke shkelur hapur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenet 6.1; 8; 13; 14; 41 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ku Autoriteti i Lartë Kontraktual shqiptar si pjesë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriu, ka krijuar zhgënjim, dëshpërim dhe sjellë në gjendje të rëndë shoku, viktimat e familjes Roqi, banesa e të cilëve u grabit me dhunë kriminale shtetërore, në shkelje të vendimit 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit të veçantë. Të gjendur para diskriminimit publik, ripersekucionit politik, shkeljes së barazisë para ligjit, veçimit social e shoqëror të përkrahura këto veprime nga vendimi nr. 86, datë 22 qershor 2021 dhe nr. 111, datë 28 shtator 2021 i Gjykatës Kushtetuese kërkojmë:

Shpërblimin e dëmit psiko-moral në shumën e 5 pagave mujore nga secili nga antarët e Gjykatës Kushtetuese, për llogari të viktimave të familjes Roqi.

– Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka marrë mbi vete për herë të dytë, përgjegjësinë e shkeljes flagrante të nenit 6.1; nenit 8; nenit 13; nenit 14; nenit 41, Konventa Evropiane e të Drejtave Njeriut, kërkoj që dëmi moral e material prej 118 muaj nga nxjerrja me dhunë kriminale shtetërore nga banesa, pagesa për privatizimin e një banese në kushte të barabarta me antarët e Gjykatës Kushtetuese, qeveritarët dhe parlamentarët, pagesa për vonesën e qëllimshme të ekzekutimit të vendimit 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese, të bëhet nga xhepat e antarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe jo nga taksapaguesit shqiptarë.

– Marrja e masave të sigurisë për ruajtjen e jetës së viktimave të familjes Roqi, H. R., L. R., S. R., K. R. nga shkelësit e Kushtetutës së RSH, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese.

 

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Ardian Hajdari    

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Relator i çështjes: Sokol Çomo       

Statusi: Përgatitje për shqyrtim

Emërtimi:  

– Marrjen e masave disiplinore, penale, civile, administrative nga KPA, në respekt të nenit 128 pika 1; pika 2 shkronja a); pika 3, shkronja c; të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ndaj shkeljes së rëndë nga antarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në dhënien e vendimit nr. 86, datë 22 qershor 2021 të Gjykatës Kushtetuese;  

– Shpallja antikushtetuese e vendimit nr. 86, datë 22 qershor 2021 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, etj..

 

Data e regjistrimit: 19.10.2021

Vënë në lëvizje nga: Kërkuesi: Hasan Roqi

Të paditur ose subjekte të interesuar: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: M.Xh., F.P., A.B., P. K., S. B., E. T..

 Objekti:        

– Marrjen e masave disiplinore, penale, civile, administrative nga KPA, në respekt të nenit 128 pika 1; pika 2 shkronja a); pika 3 shkronja c; të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ndaj shkeljes së rëndë nga antarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në dhënien e vendimit nr. 86, datë 22 qershor 2021 të Gjykatës Kushtetuese.

– Shpallja antikushtetuese e vendimit nr. 86, datë 22 qershor 2021 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

– Gjykimi i drejtë, nga KPA, në përputhje me kërkesat e Kushtetutës së RSH, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjashtë kërkesave të parashtruara nga kërkuesi me datë 25 mars 2021, para Gjykatës Kushtetuese të RSH, sipas subjekteve të interesuara, objektit ku përfshihet shpërblimi i dëmit dhe bazës ligjore shoqëruese me dokumentacionin provues përkatës të saj.

– Të gjëndur para një vendimi, që përkrah veprimet e paligjshme, drejtësinë e korruptuar në një shtet të kapur dhe, në mënyrën më arbitrare duke shkelur hapur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenet 6.1; 8; 13, 14; 41 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ku Autoriteti i Lartë Kontraktual shqiptar si pjesë e Konventës Evropiane prë të Drejtave të Njeriut, ka krijuar zhgënjim, dëshpërim dhe sjellë në gjëndje të rëndë shoku, viktimat e familjes Roqi, banesa e të cilëve u grabit me dhunë kriminale shtetërore, ne shkelje të vendimit 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit të veçantë. Të gjëndur para diskriminimit publik, ripersekucionit politik, shkeljes së barazisë para ligjit, veçimin social e shoqëror të përkrahur këto veprime nga vendimi nr. 86 datë 22.06.2021 i Gjykatës Kushtetuese kërkojmë:

– Shpërblimin e dëmit psiko-moral në shumën e 5 pagave mujore nga secili nga antarët e Gjykatës Kushtetuese, për llogari të viktimave të familjes Roqi.

– Marrja e masave të sigurisë për ruajtjen e jetës së viktimave të familjes Roqi, H.R., L.R., S.R., K.R., nga shkelësit e Kushtetutës së Republikës se RSH, Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese.

 

 

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare:       Ina Rama

Gjyqtare:       Albana Shtylla

Relator i çështjes:      Sokol Çomo 

Statusi: Përgatitje për shqyrtim

Emërtimi: – Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr.949/8 datë 31.05.2021 të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në lidhje me magjistratët : D. M. (prokuror në SPAK); S. B. (gjyqtar në Gjykatën e Lartë); S. D. (gjyqtar në Gjykatën e Posacme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar); D. L. (gjyqtar në Gjykatën e Posacme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiznar) lëne në fuqi, pa vendim njoftimi, nga Antarët Komisionit Disiplinor të Këshillit të Lartë Gjyqësor, lënë në fuqi nga vendimi Nr.9 datë 15.09.2021, i Komisionit te Përkohshem të Shqyrtimit të Ankesave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, etj..

Data e regjistrimit: 15.07.2021

Vënë në lëvizje nga: Kërkuesi: Hasan Roqi

Të paditur ose subjekte të interesuar: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Antarët e Komisionit të Disiplinës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Antarët e Komisionit të Përkohshëm të Shqyrtimit të Ankesave.

Objekti:          “1. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr.949/8 datë 31.05.2021 të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në lidhje me magjistratët : D.M. (prokuror në SPAK); S. B. (gjyqtar në Gjykatën e Lartë); S. D. (gjyqtar në Gjykatën e Posacme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar); Dh. L. ( gjyqtar në Gjykatën e Posacme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiznar) lëne në fuqi, pa vendim njoftimi, nga Antarët Komisionit Disiplinor të Këshillit të Lartë Gjyqësor, lënë në fuqi nga vendimi Nr.9 datë 15.09.2021, i Komisionit te Përkohshem të Shqyrtimit të Ankesave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në kuadër të përkrahjes së pandëshkueshmërisë, mungesës së transparencës, ndikimit politik dhe korrupsionit, si vendime, në cënim të drejtëpërdrejtë dhe në mënyrën më arbitrare të Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Legjislacionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hage, Kushtetutës së RSH, Ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Kodit të Procedurës Civile, Kodit te Procedurës Penale, Kodit Penal, ligjet e veçanta, Ligji Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së drejtësisë”, ligjit Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, Vendime të Gjykatës Kushtetuese, Interesave ligjore, shëndetsore, morale e financiare të kërkuesit dhe familjarëve të tij.

  1. Vendosja para përgjegjësisë disiplinore, civile, penale, administrative, të subjekteve të interesuara, të Antarëve të Komisionit të Disiplines ne KLGJ, Antarëve të Komisionit të Përkohshëm të Shqyrtimit të Ankesave në KLP, mbrojtës të veprimtarisë së paligjshme antikushtetuese të magjistratëve: D. M.; S. B., S. D., Dh. L., duke dhënë masa disiplinore edhe për këta magjistratë. Ndalimi si masë disiplinore për llogari të viktimës kërkuese dhe familjarëve të tij nga tre paga mujore nga pagat e antarëve të Komisionit të Disiplinës në KLGJ dhe antarëve të Komisionit të Përkohshëm të shqyrtimit të Ankesave në KLP.
  2. Dhënia e garancisë proceduriale nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, në mbrojtje të ekzekutimit të të drejtave që rrjedhin nga vendimi 76 datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuesedhe ligjit të veçantë, pikës 9 gërma ç të Udhëzimit të KM, Nr.3 datë 21.06.1993, për zbatimin e ligjit Nr.7698 date 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronarëve” duke urdhëruar ekzekutimin e vendimit të saj Nr.76/2000, regjistrimin në Kadastër të pjesës reale 37% të familjes Roqi përfshirë 205m2 truall dhe rivendosur në posedim të pronës. Për shkak të zgjatjes së këtij afati të mos ekzekutimit të vendimit 76/2000 nga data 08.11.2000, si pjesë e procesit gjyqësor, të paguhet dëmshpërblimi 100 000 lekë për çdo vit vonesë në ekzekutim, nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
  3. Shpërblimi i dëmit financiar material dhe moralpër 117 muaj nga dita e nxjerrjes me dhunë kriminale shtetërore nga posedimi i ligjshëm i pronës, në shkelje flagrante të ligjit dhe vendimit 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese, nga strukturat plaçkitëse në pushtet e gjykatë në shumën 70.200 euro për demin material dhe 60.000 euro, Për dëmin moral 10.000 euro për secilin nga 6 antarët e familjes Roqi të plaçkitur e dhunuar nga banda kriminale në pushtet. Rikonstruksioni i banesës së shkatërruar me urdhër të pushtetit, duke e sjellë në parametrat e mëparshëm: në vlerën 4 000 000 (katërmilion) lekë.
  4. Publikimi në median publiketë pasojave të rënda ripersekutuese, diskriminuese, morale shëndetësore, ekonomike të familjes Roqi, nga banda e strukturuar kriminale në pushtet, administratë, gjykata e SPAK, përkrahur nga Komisioni Disiplinor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe Komisioni i Përkohshëm i Shqyrtimit të Ankesave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Publikimi i rivendosjes të të drejtave Kushtetuese nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
  5. Mbrojtja e jetës së familjarëve të familjes Roqi, H. R., L. R., S. R., K. R., nga banda e strukturuar kriminale.”

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Sokol Çomo

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Relator i çështjes:  Ardian Hajdari

Statusi: Përgatitje për shqyrtim

Emërtimi: – Konstatimi i pavlefshmërisë së lënies në fuqi heshturazi pa vendim njoftimi, nga antarët e Komisionit të Disiplinës në Këshillin e Lartë Gjyqësor të vendimit nr. 2305/1 datë 26.05.2021 të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në lidhje me magjistratin A. V., etj..

Data e regjistrimit: 15.10.2021

Vënë në lëvizje nga: Kërkuesi: Hasan Roqi

Të paditur ose subjekte të interesuar: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Antarët e Komisionit të Disiplinës.

Objekti:          1. Konstatimi i pavlefshmërisë së lënies në fuqi heshturazi pa vendim njoftimi, nga antarët e Komisionit të Disiplinës në Këshillin e Lartë Gjyqësor të vendimit nr. 2305/1 datë 26.05.2021 të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në lidhje me magjistratin A. V., në kuadër të përkrahjes së pandëshkueshmërisë, mungesës së transparencës, ndikimit politik dhe korrupsionit, në cënim të drejtëpërdrejtë të Kushtetutës së RSH, Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” dhe vendimit 76/2000 të saj, Kodit të Procedurës Civile, ligjet e veçanta, Ligji Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së drejtësisë”, ligjit Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë,  Vendime të Gjykatës Kushtetuese, Interesave ligjore, shëndetsore, morale e financiare të ankuesit dhe familjarëve të tij.

  1. Vendosja para përgjegjësisë disiplinore, të subjekteve të interesuara mbrojtës të veprimtarisë së paligjshme të kandidatit për KLGJ, magjistratit A. V. dhe masa disiplinore edhe për këtë magjistrat. Vendosje e masës së ndalimit të tre pagave mujore për llogari të kërkuesit ndaj tre antarëve të Komisionit Disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për mos respektim të Kushtetutës së RSH dhe KEDNJ, në përkrahje të hapur të shkeljes së tyre, veprime të cilat kanë sjellë viktimizimin e familjes Roqi, duke rritur më tej stresin, për mosndëshkueshmëri të krimit në sistemin e drejtësisë dhe tejzgjatjen e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë lënë në fuqi nga Gjykata Kushtetuese, në shkelje të sigurisë juridike të ligjit të veçantë, përtej 23 vitesh. 
  2. Dhënia e garancisë proceduriale nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, në mbrojtje të ekzekutimit të të drejtave që rrjedhin nga vendimi 76 datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit të veçantë, pikës 9 gërma ç të Udhëzimit të KM, Nr. 3 datë 21.06.1993, për zbatimin e ligjit Nr. 7698 datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronarëve” duke urdhëruar ekzekutimin e vendimit të saj Nr. 76/2000 dhe për shkak të zgjatjes së këtij afati prej 23 vjetësh të mos ekzekutimit, por të dhunimit nga autoriteti shtetëror dhe gjykatat e ligjit, të paguaj dëmshpërblimin 100 000 lekë për çdo vit vonesë. 
  3. Shpërblimi i dëmit financiar dhe moral për 4 vite nga ana e kandidatit për KLGj, magjistratit A.V. nga dita e dhënies së vendimit të tij Nr. 1922 datë 13 shtator 2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë në shumën 28.600 euro për dëmin material dhe 30.000 euro për dëmin moral.
  4. Publikimi në median publike dhe në Shkollën e Magjistraturës si kazus, të vendimit të korruptuar dhe kriminal, nr. 1922 datë 13 shtator 2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë të grabitjes së hapur të qytetarit, në shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës së RSH dhe vendimit 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese, në shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me krimin e organizuar nga lektori i magjistraturës A.V., dekretuar anëtar i Gjykatës së Lartë mbas vendimit të arkivuar me dashakeqësi ligjore, nga ILD dhe KLGJ dhe sot kandidat për KLGJ.

 

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Natasha Mulaj

Gjyqtare: Ina Rama

Relatore e çështjes:  Rezarta Schuetz

Statusi: Përgatitje për shqyrtim

Emërtimi: – Rifillimin e gjykimit të çështjes.

Data e regjistrimit: 09.07.2021

Vënë në lëvizje nga: Kërkuesi: Tom Dedaj

Të paditur ose subjekte të interesuar:

Objekti:          Rifillimin e gjykimit të çështjes.              

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Relator i çështjes: Ardian Hajdari

Statusi: Përfunduar. (Vendim)

Emërtimi: – Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci

Data e regjistrimit: 31.05.2021

Vënë në lëvizje nga: Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit  

Objekti: Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci

Përbërja e Komisionit Disiplinor:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Anëtare: Albana Shtylla

Anëtare: Ina Rama

Gjyqtari hetues i çështjes: Gjyqtar Ardian Hajdari

Ditën e hënë, më datë 06.12.2021, ora 14:00, do të gjykohet në seancë dëgjimore publike çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021.

Statusi: Nën shqyrtim

Emërtimi: – Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor

.Data e regjistrimit: 21.05.2021

Vënë në lëvizje nga: Ankuesja: Enkeleida Hoxha

Subjekt i interesuar: –

I thirrur si person i interesuar Këshilli i Lartë Gjyqësor

Objekti:       Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Natasha Mulaj

Relatore e çështjes: Albana Shtylla

 

Ditën e mërkurë, më datë 15.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.4/2021, datë 21.05.2021

Statusi: Nën shqyrtim në seancë plenare publike

Emërtimi: – Shfuqizimi i vendimit nr. 81, datë 31 mars 2021 “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Data e regjistrimit: 30.04.2021

Vënë në lëvizje nga: Ankuesi: Bujar Memia

Subjekt i interesuar: Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ,I thirrur si person i interesuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Objekti:       Shfuqizimi i vendimit nr. 81, datë 31 mars 2021 “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Ardian Hajdari

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Relatore e çështjes: Natasha Mulaj

 

Ditën e martë, më datë 14.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.3/2021, datë 30.04.2021

Statusi: Nën shqyrtim në seancë plenare publike

Emërtimi: – Shfuqizimin e vendimit nr. 633, datë 10.12.2020 “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Data e regjistrimit: 26.03.2021

Vënë në lëvizje nga: Ankuesi: Markelian Kuqo

Subjekt i interesuar: Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë 

I thirrur si person i interesuar    Këshilli i Lartë Gjyqësor

Objekti:       Shfuqizimin e vendimit nr. 633, datë 10.12.2020 “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor                    

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Natasha Mulaj

Gjyqtare: Albana Shtylla

Relatore e çështjes: Ina Rama

     Ditën e hënë, më datë 13.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.2/2021, datë 26.03.2021

Statusi: Nën shqyrtim në seancë plenare publike

Emërtimi: – Deklarimin të paligjshëm dhe shfuqizimin e vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin nga detyra të Prokurorit Tom Dedaj, etj.

Data e regjistrimit: 26.02.2021

Vënë në lëvizje nga: Paditësi, ankuesi: Tom Dedaj

Të paditur ose subjekte të interesuar: Këshilli i Lartë i Prokurorisë; Prokuroria e Përgjithshme; Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë 

Objekti:                            1.Deklarimin të paligjshëm dhe shfuqizimin e vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin nga detyra të Prokurorit Tom Dedaj.

  1. Kthimin e paditësit Tom Dedaj në detyrën e mëparshme të Prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
  2. Dhënien e pagës paditësit Tom Dedaj nga data 28.01.2019 e në vazhdim.
  3. Dhënien e një shpërblimi të drejtë paditësit Tom Dedaj në shumën 30 000 000 (tridhjetë milion) lekë.
  4. Konstatimin e diskriminimit ndaj paditësit Tom Dedaj.
  5. Anullimin pjesërisht të vendimit të Mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë të datës 19.12.2018, përsa i përket çertifikimit, dhënies së mandatit si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të anëtarëve G. I., T. B., B. Sh., A. D., A. S., B. C., G. O. dhe N. S.
  6. Anullimin pjesërisht të vendimit të Mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë të datës 19.12.2018, përsa i përket konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
  7. Pezullimin e vazhdimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
  8. Pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e paditësit Tom Dedaj deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështje.

 

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Ardian Hajdari

Gjyqtare: Ina Rama

Relatore e çështjes: Rezarta Schuetz

Statusi: Përfunduar. ( Vendimi )