6 - Seancë publike
10:00 -15:00 2022.06.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.05.2022, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 14/2021, datë 30.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 325, datë 14.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Rilinda Selimi. Komisionerja Publike iu përgjigj pyetjeve sqaruese lidhur me ankimin, që relatorja e çështjes drejtoi gjatë seancës së mëparshme, të datës 28.04.2022. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit për të trija kriteret e vlerësimit, duke pretenduar se janë të pabazuara dhe të pambështetura në ligj e në prova. Subjekti i rivlerësimit, znj. Rilinda Selimi, mbështeti këto pretendime në disa akte të paraqitura, për një pjesë të të cilave, deklaroi se do të kërkonte ose jo marrjen si provë nga trupi gjykues, në varësi të qëndrimit pasues që Komisionerja Publike do të mbante pas njohjes me to. Pasi Komisionerja Publike u shpreh se nuk kishte një qëndrim lidhur me aktet, me kërkesë të kryesuesit të seancës për qartësimin e momentit procedural, subjekti i rivlerësimit listoi aktet që kërkoi të merren në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Për pjesën tjetër të akteve, subjekti i rivlerësimit deklaroi se do të shprehet, pasi Kolegji të mbajë qëndrim lidhur me çeljen ose jo të hetimit mbi çështjen. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 6 qershor 2022, ora 10:00, me qëllim që të vendosë lidhur me mënyrën e vazhdimit të gjykimit të kësaj çështjeje. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 7 - Seancë publike
10:00 -13:00 2022.06.07 Ditën e martë, më datë 07.06.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.35/2020, datë 11.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 255, datë 08.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ludovik Dodaj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 8 - Seancë publike
10:00 -14:00 2022.06.08 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.05.2022, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2020, datë 30.07.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 237, datë 12.02.2020. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit 84/ 2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republiken e Shqipërisë” si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi me shumicë votash, shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 08.06.2022, ora 10:00. Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim korrigjimin e shkeljeve të rënda procedurale, mbi të cilat është bazuar vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.237, datë 12.02.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
15:00 -16:00 2022.06.08 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 27.05.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 22/2020, datë 26.06.2020, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 229, datë 28.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Banushi. Në vijim të detyrave të ngarkuara gjatë seancës së mëparshme, subjekti i rivlerësimit deklaroi se qëndrimin e përgatitur lidhur me shkresën e të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) mbi metodologjinë e llogaritjes së shpenzimeve të jetesës për vitin 2007, do ta shprehte në vijim të seancës, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të çështjes. Subjekti i rivlerësimit kërkoi të administrohet në cilësinë e provës një akt ekspertimi që kishte përgatitur në mbështetje të pretendimeve të tij, si dhe kopjen e shkresave të marra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për këtë qëllim, kërkesë kjo, që u pranua nga trupi gjykues. Duke qenë se palët nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllte hetimin gjyqësor të çështjes dhe i ftoi palët të paraqesnin konkluzionet përfundmitare. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike deklaroi se i qëndronte të gjitha shkaqeve të ankimit, pasi subjekti i rivlerësimit, edhe pas provave të reja, nuk kishte arritur të provonte të kundërtën e ankimit. Komisionerja Publike kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit nr. 229, datë 28.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundmitare, subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit, duke deklaruar se analiza financiare e Komisionerit Publik është një analizë vetëm përshkruese, e paargumentuar dhe e paplotë. Subjekti i rivlerësimit kërkoi përfundimsht nga Kolegji lënien në fuqi të vendimit nr. 229, datë 28.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë. Pasi trupi gjykues dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 08.06.2022, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 9 - Seancë publike
09:30 -13:00 2022.06.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.05.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 19/2021, datë 19.04.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 342, datë 02.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri. Kryesuesja e seancës bëri me dije se më datë 26.04.2022, vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kishte paraqitur në Kolegj një opinion (mendim me shkrim), nëpërmjet të cilit, i kërkonte Kolegjit në mënyrë alternative, gjykim të përbashkët të çështjes së subjektit të rivlerësimit znj. Elbana Lluri dhe të çështjes së ish – bashkëshortit të saj, që po shqyrtohet aktualisht në Kolegj, ose administrimin në secilin proces, të akteve të procesit tjetër. Pasi palët konfirmuan se ishin njohur me opinionin, subjekti i rivlerësimit kundërshtoi kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar, duke deklaruar se është në mospërputhje të dispozitave ligjore dhe në pamundësi procedurale për t’u zbatuar. Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues vendosi marrjen në cilësinë e provës të akteve që janë pjesë e fashikullit të çështjes së ish – bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit, si dhe të akteve që do të bëhen pjesë e atij fashikulli gjatë gjykimit në Kolegj. Për t’u lënë kohë të arsyeshme palëve të njihen me provat e reja, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 25 maj 2022, ora 9:00. Gjatë kësaj séance, palët do të shprehin qëndrimin e tyre edhe lidhur me analizën financiare të përgatitur nga Kolegji, të mbështetur në shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancën publike
13:00 -17:00 2022.06.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.04.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 40/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 393, datë 03.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha. Të pyetur nga kryesuesja e seancës, palët konfirmuan se ishin njohur me analizën financiare të kryer nga Kolegji, si dhe me një opinion (mendim me shkrim) të depozituar më 26 prill 2022 nga vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili i kërkonte Kolegjit, në mënyrë alternative, gjykim të përbashkët të çështjes së subjektit të rivlerësimit z. Gerd Hoxha dhe të çështjes së ish – bashkëshortes së tij, që po shqyrtohet aktualisht në Kolegj, ose administrimin në secilin proces, të akteve të procesit tjetër. Komisioneri Publik u shpreh se vendimmarrjen lidhur me opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar e lë në çmim të gjykatës, ndërkohë që kërkoi kohë të arsyeshme për t’u njohur me çështjen në tërësi, të cilën, deri në këtë moment, e kishte ndjekur ish – Komisioneri Publik Darjel Sina, që nuk e ushtron më këtë detyrë. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar, duke deklaruar se është e pabazuar, në mospërputhje me ligjin procedural dhe material, si dhe zvarrit procesin e rivlerësimit. Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi marrjen në cilësinë e provës të akteve që janë pjesë e fashikullit të çështjes së ish – bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit, si dhe të akteve që do të bëhen pjesë e atij fashikulli gjatë gjykimit në Kolegj. Lidhur me tri denoncimet e publikut, trupi gjykues vendosi të mos çelë hetimin gjyqësor, pasi nuk plotësojnë kriteret e nenit 53, të ligjit 84/2016. Për t’u lënë kohë të arsyeshme palëve të njihen me provat dhe të përgatisin qëndrimet e tyre lidhur me çështjen, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 25 maj 2022, ora 12:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 | 11 | 12 |