Njoftime

Njoftime

2024-02-15 All day

Ditën e martë, më datë 19.03.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2021, datë 21.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 337, datë 18.01.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

*******************

Më datë 15.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 60/2021, datë 20.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Durim Hasa kundër vendimit nr. 399, datë 14.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 60/2021, datë 20.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

*****************

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 5/2024, datë 07.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku kundër vendimit nr. 717, datë 23.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 15.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Related upcoming events

  • 2025-04-28 All day

    Ditën e enjte, më datë 29.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-04-28 All day

    On Thursday, 29.05.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 39/2022, dated 07.09.2022, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 538, dated 07.06.2022 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elona Alvora.

    The trial panel of this case shall consist of judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Rezarta Schuetz

    Members: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place in the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.