Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019

Data e regjistrimit: 12.12.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit të Komisionit  të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019 për subjektin e rivlerësimit Dhurata Haveri, duke kërkuar: “Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike. Ndryshimin e vendimit nr. 197, datë 27.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator: Luan Daci

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz

Pas kërkesës së gjyqtares Ina Rama për heqje dorë, kërkesë e cila u pranua me shumicë votash me vendimin nr. 62/3 datë 27.01.2020, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Luan Daci (kryesues), Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo anëtarë, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019, ka këtë përbërje:

Kryesues:        Sokol Çomo

Relator:           Luan Daci

Anëtarë:          Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla,

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:     Sokol Çomo

Relatore:        Albana Shtylla

Anëtarë:         Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:       Sokol Çomo

Relatore:        Albana Shtylla

Anëtarë:         Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ditën e premte, më datë 17.12.2021, ora 09:00, u çel në dhomë këshillimi gjykimi i çështjes (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019. Për shkak të mosformimit të trupit gjykues për arsye objektive u vendos shtyrja e seancës për në datën 24.01.2022, në orën 10:00. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, në datën 08.02.2022, ora 10:00. Kjo seancë u shty për në datën 18 shkurt 2022, ora 9.30. Seanca pasardhëse u zhvillua më datë 4 mars 2022, ora 10:00. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më 15.03.2022, ora 9:00.

Statusi:   Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019

Data e regjistrimit: 10.12.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

  1. Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr. 170, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndrequr gabimet materiale të tij, me vendimin nr. 170/1, datë 15.11.2019 të këtij Komisioni;
  2. Kalimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, me praninë e palëve;
  3. Marrjen në shqyrtim, për herë të parë, si gjykatë e shkallës së parë, nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të akteve dhe provave që kanë të bëjnë me të tre kriteret e vlerësimit; pasuri, figurë dhe aftësi profesionale e etike dhe, pas shqyrtimit të tyre, arritjen në përfundimin për një nivel të besueshëm për kriterin  e vlerësimit të pasurisë, për një nivel të besueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe për një nivel të besueshëm për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale e etike.
  4. Konfirmimin në detyrë si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Luan Daci

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:       Ardian Hajdari

Relatore:        Ina Rama          

Anëtarë:         Albana Shtylla, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz

Diten e mërkurë, më datë 28.07.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.61/2019 datë 10.12.2019. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 28.07.2021.

Statusi: Perfunduar(Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019

Data e regjistrimit: 22.11.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

  • Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 195 vendimi, datë 09.09.2019 të Komisionit  të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Hysni Vata.
  • Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave. Vazhdimin e hetimit administrativ të provave të paraqitura përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  • Ndryshimin e vendimit nr. 195, datë 09.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, me detyrë Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Kurbin, i komanduar si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Mat.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:       Ardian Hajdari

Relatore:        Albana Shtylla          

Anëtarë:         Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ditën e enjte, më datë 15.07.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.60/2019 datë 22.11.2019. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 15.07.2021.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019

Data e regjistrimit: 13.11.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

  • Konstatimin e shkeljeve të të drejtave kushtetuese, ligjore si dhe ato të parashikuara nga KEDNJ, ndaj subjektit të rivlerësimit Hysen Keta, me detyrë drejtues i Prokurorisë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Përmet.
  • Ndryshimin e vendimit nr. 189, datë 25.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe bazuar në nenin 66/1 “b” e ligjit nr. 84/2016, konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta, me detyrë drejtues i Prokurorisë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:       Sokol Çomo

Relatore:        Rezarta Schuetz

Anëtarë:         Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Ina Rama

Seancat e zhvilluara
për çështjen (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019: Ditën e enjte, më datë
09.12.2021, ora 10:00; ditën e martë, në datën 11.01.2022, ora 10:00; ditën e
martë, datë 11.01.2022, ora 10:00, ditën e martë, më  datë 18.01.2022, ora
11:00; ditën e mërkurë, më datë 26.01.2022, ora 10:00; ditën e hënë, më datë
07.02.2022, ora 10:00; ditën e martë, më datë 22.02.2022, ora 10:00; ditën e
mërkurë, më datë 16.03.2022, ora 9:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë
17.03.2022, ora 15:30.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019

Data e regjistrimit: 12.11.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

  • Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
  • Ndryshimin e vendimit nr. 180, datë 18.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  • Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:   

Kryesuese:   Rezarta Schuetz

Relatore:      Natasha Mulaj          

Anëtarë:       Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

 Ditën e enjte, më datë 22.07.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.58/2019 datë 12.11.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 22.07.2021.

Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 187, datë 24.07.2019

Data e regjistrimit: 11.11.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit dhe nga Komisioneri Publik

Objekti i subjektit të rivlerësimit: 

  • Ndryshimin/prishjen e vendimit nr. 187, datë 24.07.2019, të trupës gjykuese të Komisionit  të Pavarur të Kualifikimit, sipas nenit 66, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016.
  • Në bazë të nenit 58, shkronja “a”, neni 59 të ligjit nr. 84/2016, konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër .

Objekti i Komisionerit Publik:

  • Ndryshimin e vendimit nr. 187, datë 24.07.2019, të Komisionit  të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Luan Daci, për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seancat gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.57/2019, datë 11.11.2019 janë: Ditën e martë, më datë 06.10.2020, ora 10:00; ditën e mërkurë, në datën 21.10.2020, ora 10:30; ditën e hënë, më datë 02.11.2020; ditën e premte, më datë 06.11.2020; ditën e mërkurë, më datë 11.11.2020, ora 12:00. Vendimi përfundimtar u shpall në datën 18.11.2020 ora 12.00.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019

Data e regjistrimit: 07.11.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

  • Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative në lidhje me vendimin nr. 182, datë 18.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli dhe çeljen e hetimit administrativ, analizimin dhe marrjen e provave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, të cilat nuk ishin analizuar prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, deri  në momentin e mbylljes së hetimit administrativ prej tij (seancë dëgjimore publike).
  • Konstatimin e shkeljeve të të Drejtave Kushtetuese, ligjore si dhe ato të parashikuara nga KEDNJ, ndaj subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli, me detyrë Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Drejtues i komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
  • Ndryshimin e vendimit nr. 182, datë 18.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe bazuar në nenin 66/1, “b” e ligjit nr. 84/2016, konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli, me detyrë prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:     Ina Rama

Relatore:        Rezarta Schuetz          

Anëtarë:         Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Ditën e enjte, më datë 29.07.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.56/2019 datë 07.11.2019. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 29.07.2021.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 173, datë 01.07.2019

Data e regjistrimit: 29.10.2019

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik

Objekti: 

  • Ndryshimin e vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Artan Madani

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.55/2019 datë 29.10.2019, janë siç vijon: Ditën e enjte, më datë 11.02.2021, ora 10:00; ditën e martë, më datë 23.02.2021, ora 10:00; ditën e enjte, më datë 11.03.2021, ora 10:00; ditën e enjte, më datë 18.03.2021, ora 10:00; ditën e martë, më datë 13.04.2021; ditën e enjte, më datë 22.04.2021, ora 10:30; ditën e enjte, më datë 29.04.2021, ora 15:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 12.05.2021, ora 10:00.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019

Data e regjistrimit: 28.10.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

  • Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
  • Ndryshimin e vendimit nr. 177, datë 08.07.2019 të Komisionit  të Pavarur të Kualifikimit.
  • Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Gjirokastër

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Natasha Mulaj

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:  Albana Shtylla     

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Ditën e martë, më datë 13.07.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.54/2019 datë 28.10.2019. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 13.07.2021.
Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019

Data e regjistrimit: 25.10.2019

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik  

Objekti: 

  • Ndryshimin e vendimit nr.183, datë 19.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose lënien në fuqi të këtij vendimi.
  • Subjekti i rivlerësimit, Petrit Çano, në datën 22.10.2019, ka ushtruar ankim ndaj vendimit të KPK-së nr. 183/1, datë 03.10.2019 “Për pranim ankimi”

Objekti i ankimit: Prishjen e vendimit nr. 183/1, datë 03.10.2019, “Për pranim ankimi” të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik Florjan Ballhysa, kundër vendimit nr. 183, datë 19.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Luan Daci

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:      Rezarta Schuetz

Relatore:         Ina Rama

Anëtarë:          Ardian Hajdari, Albana Shtylla, Sokol Çomo

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.53/2019, datë 25.10.2019: Ditën e martë, më datë 27.04.2021, ora 10:00; ditën e premte, më datë 14.05.2021, ora 10:30, ditën e enjte, më datë 03.07.2021, ora 10:00; ditën e premte, më datë 09.07.2021, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 21.07.2021, ora 11:30, ditën e premte, më datë 30.07.2021; ditën e mërkurë, më datë 08.09.2021, ora 12:00; ditën e martë, më datë 14.09.2021, ora 14:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 21.09.2021, ora 15:00.

Statusi: Perfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019

Data e regjistrimit: 22.10.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit 

Objekti: 

  • Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 175 vendimi datë 04.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Valbona Durraj (Seknaj).
  • Vazhdimin e hetimit administrativ për tre komponentët e procesit të rivlerësimit që lidhen me pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit Valbona Durraj (Seknaj).
  • Ndryshimin e vendimit nr. 175, date 04.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Valbona Durraj (Seknaj), me detyrë gjyqtare/kryetare në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë, Shkodër.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Ditën e mërkurë, më datë 14.07.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.52/2019, datë 22.10.2019. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 14.07.2021.
Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 169, datë 26.06.2019

Data e regjistrimit: 17.10.2019

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik

Objekti: Ndryshimin e vendimit nr. 169, datë 26.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Regleta Panajoti

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci

Kolegji i Apelimit ka vendosur pranimin e kërkesës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për përshpejtimin e procedurave për gjykimin e çështjes numër 51/2019, datë 17/10/2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Regleta Panajoti”, bazuar në nenin 20 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”, e ndryshuar.

Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.51/2019, datë 17.10.2019, e caktuar të zhvillohej ditën e mërkurë, datë 24.06.2020, ora 10:00, për arsye objektive u shty dhe u zhvillua ditën e enjte, në datën 25.06.2020, ora 10:00. Seanca pasardhëse u zhvillua më datë 10.07.2020, ora 10:00. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 30.07.2020, ora 10:00

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Përbërja e trupit gjykues:
Kryesues: Ardian Hajdari

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Më datë 30.07.2020, u shpall vendimi përfundimtar për çështjen (JR) nr. 51/2019, datë 17.10.2019.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019

Data e regjistrimit: 14.10.2019

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik

Objekti: 

  • Ndryshimin, ose
  • lënien në fuqi të vendimit nr.190. datë 26.07.2019,  të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Sokol Çomo

Relator: Luan Daci

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:       Sokol Çomo

Relator:          Ardian Hajdari

Anëtarë:         Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.50/2019 datë 14.10.2019 janë si më poshtë: Ditën e mërkurë, më datë 02.06.2021, ora 10:00; ditën e martë, më datë 22 qershor, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 07.07. 2021, ora 08:30. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 12.07. 2021, ora 10:00.

Statusi: Përfunduar(vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 172, datë 27.06.2019

Data e regjistrimit: 09.10.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

  • Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 172 vendimi, datë 27.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Alketa Nushi;
  • Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave, vazhdimin e hetimit administrativ si dhe përfshirjen ne analizën financiare te faturave te thjeshta tatimore te paraqitura për vitet 2009 e ne vazhdim te personit fizik A. N. me nr. nipti K 72216038 I;
  • Ndryshimin e vendimit nr. 172, datë 27.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Mat.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Ditën e mërkurë, më datë 23.06.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.49/2019 datë 09.10.2019. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 23.06.2021.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019

Data e regjistrimit: 09.10.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

  • Ndryshimin e vendimit nr.147, datë 16.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Arben Pasho.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ditën e mërkurë, më datë 24.03.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.48/2019 datë 09.10.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 24.03.2021.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019

Data e regjistrimit: 03.10.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

  • Ndryshimin e vendimit nr. 166, datë 21.06.2019 të Komisionit  të Pavarur të Kualifikimit, si të pambështetur në prova e në ligj dhe  në përfundim, të jepet konfirmimi në detyrë i ankuesit.
  • Gjykimin e çështjes në Apel, në seancë gjyqësore, për shkak se është bazuar në shkelje të rënda procedurale e kushtetuese si dhe gjendjen faktike të konstatuar gabimisht, në mënyrë jo të plotë, prandaj është e nevojshme të përsëritet shqyrtimi i provave të dosjes së rivlerësimit, të pranohen për shqyrtim provat e refuzuara pa të drejtë në shkallë të parë si dhe të lejohet paraqitja e shqyrtimi i disa provave të reja, për të cilat plotësohen kushtet e nenit 47 të ligjit 49/2019.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relator:  Luan Daci

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:     Natasha Mulaj

Relatore:        Ina Rama          

Anëtarë:         Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ditën e martë, më datë 28.09.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.47/2019 datë 03.10.2019.
Seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 47/2019, datë 03.10.2019, e caktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 28.09.2021, ora 10:00, për mosformim të trupit gjykues për arsye objektive, u shty për t’u zhvilluar ditën e hënë, më datë 11.10.2021, ora 10:00. Për arsye objektive, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 12.10.2021, në orën 10:00.
 Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 161, datë 18.06.2019

Data e regjistrimit: 25.09.2019

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik  

Objekti: 

–          Ndryshimin, ose lënien në fuqi të vendimit nr. 161, datë 18.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:   Albana Shtylla

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seancat gjyqësore publike të zhvilluara për çështjen (JR) 46/2019, datë 25.09.2019 janë: ditën e mërkurë, më datë 10.03.2021, ora 10:00; ditën e mërkurë më datë 17.03.2021, ora 10:00; ditën e enjte, më datë 01.04.2021; ditën e mërkurë, më datë 28.04.2021, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 19.05.2021, ora 10:00. Vendimi përfundimtar do shpallet më datë 31.05.2021, ora 13:00. Trupi gjykues vendosi të revokojë vendimin e ndërmjetëm të datës 19.05.2021, për mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ta riçelë atë për të kërkuar dokumentacion shtesë. Seanca e radhës u zhvillua në datën 17.06.2021, ora 9:00. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më 18.06.2021, ora 12:00.

Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 154, datë 10.06.2019

Data e regjistrimit: 23.09.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

–          Pranimin e ankimit;

–          Ndryshimin/prishjen e vendimit nr. 154, datë 10.06.2019, të trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sipas nenit 66, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016.

–          Në bazë të nenit 58, shkronja “a”, nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro, gjyqtare – kryetare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

 

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz

Ditën e martë, më datë 26.01.2021, ora 11:30, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.45/2019 datë 23.09.2019. Vendimi përfundimtar për çështjen u mor më datë 26.01.2021.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 162, datë 19.06.2019

Data e regjistrimit: 18.09.2019

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik    

Objekti: 

  • Ndryshimin

ose

  • Lënien në fuqi të vendimit nr. 162, datë 19.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relator:  Luan Daci

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e premte, më datë 06.03.2020, ora 10:00, u zhvillua seanca e parë gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.

Në bazë të Vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 6, datë 11.03.2020, pika 2 e tij, seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 44/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e enjtje, datë 26.03.2020, ora 09:30, do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019: Ditën e premte, më datë 06.03.2020, ora 10:00; ditën e martë, më datë 16.06.2020, ora 10.00; ditën e martë, më datë 23 qershor 2020, ora 11:00; ditën e enjte, më datë 2 korrik 2020, ora 09:00; ditën e martë, më datë 7 korrik 2020. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 10.07.2020, ora 09:00.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 160, datë 14.06.2019

Data e regjistrimit: 18.09.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

Kalimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, marrjen e provave të reja, dhe pas gjykimit në fakt, ndryshimin e vendimit nr. 160, datë 14.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Luan Daci

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

Ditën e mërkurë, më datë 16.12.2020, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 16.12.2020.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Çështja nr. 22-43/2019, datë 10.12.2024 (Kërkues Shkëlzen Cena)

Emërtimi: Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 36, datë 16.12.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 10.12.2024

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Shkëlzen Cena

Objekti: 1) Rishikimin e Vendimit nr. 36 (JR), datë 16.12.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

2) Prishjen e vendimit nr.12/2019 (JR) të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe gjykimin në themel të çështjes që lidhet me ankimin kundër vendimit nr.160 datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

3) Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 36 (JR), datë 16.12.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, deri në përfundimin e gjykimit në themel të çështjes.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Statusi: Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 155, datë 10.06.2019

Data e regjistrimit: 17.09.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

Ndryshimi i vendimit nr. 155, date 10.06.2019 i KPK-se dhe vendosja konfirmim në funksion të gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Apelit Shkodër

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 12.10.2020, ora 10:00, për mosformim të trupit gjykues, do të zhvillohet ditën e premte, datë 23.10.2020, ora 10:00. Vendimi përfundimtar për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019 u mor më datë 23.10.2020.

Statusi:  Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 171, datë 26.06.2019

Data e regjistrimit: 06.09.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

1- Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 171 vendimi datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Eugen Beçi;

2- Vazhdimin e hetimit administrativ për tre komponentët e procesit të rivlerësimit që lidhen me pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit Eugen Beçi;

3- Ndryshimin e vendimit nr. 171, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Eugen Beçi, me detyrë Prokuror në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë  për Krimet e Rënda Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ditën e martë, më datë 19.01.2021, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.41/2019 datë 06.09.2019. Gjatë kësaj séance u vendos kalimi për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 02.02.2021, ora 10:00. Gjatë kësaj séance u vendos që shpallja e vendimit përfundimtar të bëhet më datë 09.02.2021, ora 15:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 09.02.2021, ora 15:00.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 186, datë 23.07.2019

Data e regjistrimit: 04.09.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: Ankim pjesërisht i vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vetëm për pikën 2 të tij që thotë: “Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.”

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në përputhje me kompetencat që i ka dhënë neni 66/1/c,  i ligjit 84/2016, për pikën 2 të vendimit nr. 186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila është dhe pika e vetme që është  ankimuar prej meje në këtë kërkesë ankimore, duke e gjykuar çështjen, duhet të vendosë prishjen e saj dhe pushimin e gjykimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ditën e premte, më datë 16.10.2020, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen  (JR) nr.40/2019, datë 04.09.2019. Trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 04.11.2020, ora 10:30. Më datë 04.11.2020 u zhvillua seanca publike për këtë çështje. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 11.11.2020, ora 10:00.

Statusi:  Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 178, datë 08.07.2019

Data e regjistrimit: 04.09.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: Ankim pjesërisht të vendimit nr. 178 datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vetëm për pikën 2 të tij që thotë:

“Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për tu emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjykqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare”.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Sokol Çomo

Relator:  Luan Daci

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

 

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:  Sokol Çomo

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

Ditën e hënë, më datë 07.12.2020, ora 11:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019. Për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive, për të marrë pjesë në këtë seancë, gjyqtarja Ina Rama është zëvendësuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj.

Rrjedhimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

Ditën e hënë, më datë 07.12.2020, ora 11:30, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019. Gjatë kësaj séance, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, më datë 23.12.2020, ora 10:00. Dy seancat e tjera publike u zhvilluan më datë 21.01.2021, ora 10:00 dhe më datë 03.02.2021, ora 10:00. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 12.02.2021, ora 13:00.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, datë 14.06.2019

Data e regjistrimit: 04.09.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: Kalimi në seancë gjyqësore publike i çështjes administrative me nr. 159 vendimi, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Idriz Mulkurti;

Ndryshimi i vendimit nr. 159, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Ditën e martë, më datë 09.03.2021u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.38/2019, datë 04.09.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 09.03.2021.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 179, datë 10.07.2019

Data e regjistrimit: 05.08.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

Ankimi pjesërisht i vendimit nr. 179, datë 10.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vetëm për pikën 2 të tij që thotë: Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në përputhje me kompetencat e nenit 66/1/c,  të ligjit 84/2016, për pikën 2 të vendimit nr. 179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila është dhe pika e vetme e ankimuar në këtë kërkesë ankimore, duke e gjykuar çështjen, duhet të vendosë prishjen e saj dhe pushimin e gjykimit për këtë pjesë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Ditën e enjte, më datë 03.12.2020, ora 13:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019. Gjatë kësaj séance, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, më datë 14.12.2020, ora 14:00. Në këtë seancë, u vendos që vendimi përfundimtar për çështjen të shpallet ditën e enjte, më datë 17 dhjetor 2020, ora 15:30. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 17 dhjetor 2020.

Statusi: Përfunduar (Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 150, datë 28.05.2019

Data e regjistrimit: 31.07.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

–          Ndryshimin e vendimit të KPK nr. 150, datë 28.05.2019 dhe konfirmimin në detyrë për subjektin e rivlerësimit,  Roland Jaupaj, me detyrë, Gjyqtar/Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

–          Në alternativë, nëse KPA, vlerëson, mbi pretendimet e mia, se KPK më ka dorëzuar një vendim të dytë, të njëjtë me atë të publikuar në faqen zyrtare elektronike të KPK në datën 02.07.2019, por duke u pasqyruar kjo përmbajtje e arsyetimit si e publikuar që në datën 01.07.2019, ndërkohë që në datën 01.07.2019 ka qenë i publikuar vendim me të dhëna jo të njëjta nga i dyti (që më është dorëzuar mua) duke më cenuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor në bazë të nenit 6 të KEDNJ, të vendosë në bazë të nenit 33/5, 59/1, a, të ligjit 84/2016 dhe në bazë të nenit 66/1, c të ligjit 84/2016 të vendosë: Prishjen e vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 dhe konfirmimin në detyrë për subjektin e rivlerësimit Roland Jaupaj, me detyrë Gjyqtar/Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

Ditën e martë, më datë 28.07.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca e planifikuar të zhvillohej më 28.07.2020, shtyhet për t’u zhvilluar ditën e enjte, në datën 10.09.2020, ora 9:30, me qëllim që subjekti i rivlerësimit të  njoftohet mbi përbërjen e ndryshuar të trupit gjykues. Vendimi përfundimtar për çështjen (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019 u mor më datë 10.09.2020.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 138, datë 09.04.2019

Data e regjistrimit: 31.07.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

–          Ndryshimi i vendimit nr. 138, datë 09.04.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe bazuar në nenin 66/1, germa “b”, te ligjit nr. 84/2016, konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës. 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019, e caktuar për t’u zhvilluar  më datë 21.09.2020, ora 09:30, për arsye objektive, u zhvillua ditën e mërkurë, datë 30.09.2020, ora 10:00. Vendimi përfundimtar për çështjen (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019 u mor më datë 30.09.2020.

Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 139, datë 15.04.2019

Data e regjistrimit: 18.07.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

  1. Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
  2. Riçeljen e pjesshme  të hetimit gjyqësor dhe realizimin e aktit të ekspertimit kontabël me grup ekspertësh.
  3. Ndryshimin e vendimit te Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 139, datë 15.04.2019.
  4. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Albina Spaha, me detyrë gjyqtare e deleguar për të kryer përkohësisht detyrën e kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Albana Shtylla

Relator:  Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Luan Daci, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Ina Rama

Ditën e martë, më datë 12.01.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.34/2019 datë 18.07.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 12.01.2021.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 114, datë 11.03.2019

Data e regjistrimit: 15.07.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti

  • Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr.114 vendimi datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Dritan Seci;
  • Ndryshimin e vendimit nr. 114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Dritan Seci, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë. 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Luan Daci

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:  Rezarta Schuetz

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë:  Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Ditën e martë, më datë 24.11.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019. Vendimi përfundimtar për çështjen u mor më datë 24.11.2020.

Statusi:  Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 137, datë 09.04.2019

Data e regjistrimit: 09.07.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit 

Objekti: 

  • Kalimi në seancë gjyqësore publike i çështjes që konkludoi me vendimin nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit, prokurorin Edison Ademi.
  • Hetimin administrativ për të tre komponentët, duke përfshirë dhe vlerësimin e figurës, si dhe duke e konsideruar “në nivel të besueshëm në kontrollin e figurës” subjektin e rivlerësimit, prokurorin Edison Ademi.
  • Ndryshimi i vendimit nr. 137, datë 09.04.2019, bazuar në nenin 66/1, gërma “b” të ligjit nr.84/2016.
  • Konfirmimin në detyrën e prokurorit të z.Edison Ademi, bazuar në nenin 58/1, germa “a” dhe 59 të ligjit nr. 84/2016.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schutez

Relator:  Luan Daci

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schutez

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Ditën e hënë, më datë 09.11.2020, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 09.11.2020.

Statusi:  Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 109, datë 19.02.2019

Data e regjistrimit: 13.06.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

Kalimi në seancë gjyqësore publike i çështjes administrative me nr. 109 vendimi, datë 19.02.2019 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Irma Balli.

  1. Vazhdimi i hetimit administrativ edhe për dy komponentët e tjerë të procesit të rivlerësimit që lidhen me figurën dhe aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit Irma Balli.
  2. Ndryshimi i vendimit nr. 109, datë 19.02.2019, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Irma Balli, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Apelit Korçë.”

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Luan Daci

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:     Rezarta Schuetz

Relator:        Sokol Çomo

Anëtarë:       Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Ditën e hënë, më datë 17.05.2021, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.31/2019 datë 13.06.2019. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore në dhomë këshillimi për ditën e martë, më datë 25 maj 2021, në orën 10:00. Pasi mori në shqyrtim çështjen, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e enjte, në datën 10.06.2021, ora 09:00. Në këtë seancë u vendos shpallja e vendimit përfundimtar për çështjen, më datë 15.06.2021, ora 14:00. Të martën, më datë 15.06.2021 u shpall vendimi përfundimtar.

Statusi:  Përfunduar ( Vendim )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 136, datë 09.04.2019

Data e regjistrimit: 06.06.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

Kalimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve, dhe pas gjykimit në fakt, ndryshimin e vendimit nr.136, datë 09.04.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Fehmi Petku

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

Ditën e mërkurë, më datë 16.09.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.30/2019, datë 06.06.2019. Vendimi përfundimtar për çështjen (JR) nr.30/2019, datë 06.06.2019 u mor më datë 16.09.2020.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 115, datë 11.03.2019.
Data e regjistrimit: 30.05.2019
Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   
Objekti
Përcaktimin e fakteve korrekte, identifikimin korrektësisht të ligjit të zbatueshëm dhe interpretimin e ligjit të zbatueshëm tek faktet e përcaktuara në mënyrë korrekte, që passjell ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 115, datë 11.03.2019, si dhe shpalljen e vendimit përfundimtar, duke konkluduar nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, në kontrollin e figurës dhe në vlerësimin e aftësive profesionale

Përbërja e trupit gjykues:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Kolegji i Apelimit ka vendosur pranimin e kërkesës së vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të ankimit të subjektit të rivlerësimit  të regjistruar në Kolegj me nr.(JR) 29/2019 datë 30.05.2019, mbështetur në nenin 20/1 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”, e ndryshuar.

Ditën e mërkurë, më datë 27.11.2019, ora 09.30, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019. Vendimi u mor më datë 27.11.2019.

Statusi:  Përfunduar. ( Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 124, datë 26.03.2019

Data e regjistrimit: 24.05.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 124, datë 26.03.2019.

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Çlirim Shahini, me detyrë prokuror dhe drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Ditën e enjte, më datë 15.10.2020, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.28/2019, datë 24.05.2019. Vendimi përfundimtar për çështjen u mor më datë 15.10.2020.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 125, datë 26.03.2019

Data e regjistrimit: 20.05.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: 

1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Fatmir Lushi;

2.Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave, vazhdimin e hetimit administrativ edhe për kriterin e tretë të procesit të rivlerësimit që lidhet me aftësinë profesionale te subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi;

3.Ndryshimin e vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit zotit Fatmir Lushi, me detyrë prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Elbasan”. 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj  

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Ditën e premte, më datë 24.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019.

Ditën e premte, më datë 24.07.2020, ora 09:00, nisi gjykimi në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019. Në vijim të vendimit nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, u hodh shorti për zëvendësimin e tij në trupin gjykues të çështjes. Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Luan Daci u zëvendësua nga gjyqtare Ina Rama.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:  

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u ndërpre, për t’u zhvilluar në datën 08.09.2020, ora 9.30. Vendimi përfundimtar për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019 u mor më datë 08.09.2020.

Statusi: Përfunduar (Vendim)

 

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 116, datë 21.03.2019

Data e regjistrimit: 20.05.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti:

1.Prishjen e ndryshimin e vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përsa i përket vlerësimit për kriterin e pasurisë.

2.Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit zotit Pashk Gjaci, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ditën e hënë, më datë 06.07.2020, ora 09:30, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.26/2019, datë 20.05.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 06.07.2020

Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 113, datë 08.03.2019

Data e regjistrimit: 20.05.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: – Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.

1.Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 113, datë 08.03.2019.

2.Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Pergjithshme

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Luan Daci 

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ditën e martë, më datë 15.12.2020, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.25/2019, datë 20.05.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 15.12.2020.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 111, datë 27.02.2019 

Data e regjistrimit: 16.05.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: Kalimin e çështjes në seancë publike, duke vendosur ndryshimin e vendimit nr. 111, datë 27.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rikthimin në detyrë të gjyqtarit Petrit Çeno.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

Ditën e enjte, më datë 09.07.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.24/2019, datë 16.05.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 09.07.2020.

Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 112, datë 04.03.2019

Data e regjistrimit: 08.05.2019

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik   

Objekti: Ndryshimin e vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, per subjektin e rivlerësimit Dritan Peka dhe shkarkimin e subjektit nga detyra

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

Ditën e mërkurë, më datë 22.07.2020, ora 10:00, u zhvillua seanca e parë gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.23/2019, datë 08.05.2019.

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.23/2019, datë 08.05.2019 janë: Ditën e mërkurë, më datë 22.07.2020, ora 10:00; ditën e hënë, më datë 14.09. 2020, ora 10:00; ditën e premte, më datë 02.10.2020; ditën e enjte, më datë 08.10.2020, ora 10:00. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 22.10.2020, ora 13:00.

Statusi:  Përfunduar ( Vendimi )

Çështja nr. 23-23/2019, datë 12.12.2024 (Kërkues Dritan Peka)

Emërtimi: Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 27, datë 22.10.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 12.12.2024

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Dritan Peka

Objekti: Rishikim i Vendimit nr. 27, datë 22.10.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Dritan Peka.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Mimoza Tasi

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

Statusi: Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 108, datë 15.02.2019

Data e regjistrimit: 02.05.2019

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit   

Objekti: Kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, duke marre dhe provat e reja, të çmojë të gjitha provat dhe tërë procesin, ku të garantohet e drejta substanciale për t’u dëgjuar me të gjithë provat dhe në përfundim të vendosë: Ndryshimin e vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Ina Rama

Anëtarë:Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

Ditën e hënë, më datë 13.07.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 103, datë 05.02.2019

Data e regjistrimit: 24.04.2019

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik  

Objekti: Ndryshimi i vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.21/2019, datë 24.04.2019: Ditën e premte, më datë 17.07.2020, ora 10.30; ditën e hënë më datë 27 korrik, ora 09.00; ditën e enjte, më datë 03.09.2020, ora 10:00; ditën e premte, më datë 11.09.2020, ora 10:00; ditën e premte, më datë 18 shtator, ora 09:00. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 25 shtator, ora 10:00.

Statusi: Përfunduar ( Vendim )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 107, datë 14.02.2019

Data e regjistrimit: 18.04.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

Kundershtimi i vendimit nr.107, datë 14.02.2019 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  dhe konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

Ditën e premte, më datë 03.07.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.20/2019, datë 18.04.2019. Vendimi përfundimtar për çështjen u mor më datë 03.07.2020.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Çështja nr. 1-20/2019 (JR), datë 07.01.2022 (Kërkues Artan Bajrami)

Emërtimi: Rishikimi i vendimit gjyqësor nr. 11, datë 03.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 07.01.2022

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Artan Bajrami

Objekti: 1. Rishikimi i vendimit nr. 11 (JR), datë 03.07.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili është marrë në bazë të ligjit të posaçëm nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, përmes të cilit kërkuesit i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 42 [E drejta për një proces të drejtë gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore.

2. Prishjen tërësisht të vendimit nr. 11 (JR), datë 03.07.2020 dhe gjykimin e çështjes në themel (neni 498 i K.Pr.Civile)

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Më datë 13.10.2023, trupi gjykues, bazuar në nenin 20 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar, ka vendosur pranimin e kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes JR) 1-20/2019, datë 07.01.2022, që i përket kërkesës së ish-subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami, me objekt “Rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 11, datë 03.07.2020″.  

Statusi: Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 66, datë 28.09.2018

Data e regjistrimit: 12.04.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

-Prishjen e vendimit nr. 66, datë 28.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vazhdimin e procesit të rivlerësimit për subjektin Genci Sinjari

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Gjykimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.19/2019, datë 12.04.2019, i caktuar për t’u zhvilluar më datë 16.07.2020, ora 15:00, për arsye objektive do të zhvillohet në të njëjtën datë, 16.07.2020, në orën 10:00. Pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.19/2019, datë 12.04.2019, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 29.07.2020, ora 10:00.

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Luan Daci për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Më datë 29.07.2020 u mor vendimi përfundimtar për çështjen (JR) nr. 19/2019, datë 12.04.2019

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 106, datë 13.02.2019

Data e regjistrimit: 09.04.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

-Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.

-Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 106, datë 13.02.2019.

-Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ana Golloshi, me detyrë ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator: Luan Daci

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Ditën e mërkurë, më datë 08.07.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.18/2019, datë 09.04.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 08.07.2020.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Çështja nr. 6-18/2019 (JR), datë 15.02.2022 (Kërkuese Ana Golloshi)

Emërtimi: Rishikimi i vendimit gjyqësor nr. 13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 15.02.2022

Vënë në lëvizje nga: Kërkuese Ana Golloshi

Objekti: 1. Rishikim i vendimit nr.13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, marrë në bazë të ligjit të posaçëm nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, përmes të cilit, kërkueses i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të saj, të garantuara me nenin 42 “E drejta për një proces të drejtë gjyqësor”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 6 “E drejta për një proces të rregullt” të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

2. Prishjen tërësisht të vendimit me nr. 13, datë 08.07.2020 dhe gjykimin e çështjes në themel (neni 498 i K.Pr.C.)

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Më datë 13.10.2023, trupi gjykues, bazuar në nenin 20 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar, ka vendosur pranimin e kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes (JR) 6-18/2019, datë 15.02.2022, që i përket kërkesës së ish-subjektit të rivlerësimit Ana Golloshi, me objekt “Rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 13, datë 08.07.2020″.  

Ditën e enjte, më datë 01.02.2024, ora 10:00, u shqyrtua në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Ana Golloshi për rishikimin e vendimit nr.13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues vendosi bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga znj. Ana Golloshi, (JR) nr. 6-18/2019, datë 15.02.2022; nr. 67/7 prot., datë 22.01.2024, të cilat kanë të njëjtin objekt “Rishikimin e vendimit nr. 13. 08.07.2020, të Kolegjit ë Posaçëm të Apelimit”.

Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e kërkesave të mësipërme u zhvillua në datën 06.02.2024, ora 10:00. Për arsye të pamundësisë objektive për mbylljen e bisedimeve, seanca gjyqësore u shty për në datën 15.02.2024, ora 10:00. Vendimi u mor më datë 15.02.2024.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 100, datë 14.01.2019

Data e regjistrimit: 04.04.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

  1. Ndryshimin e vendimit  nr. 100, datë 14.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Alfred Gjoni, me detyrë gjyqtar/kryetar i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Kurbin

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Ditën e premte, më datë 26.06.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.17/2019, datë 04.04.2019. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 26.06.2020.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Çështja nr. 57-17/2019 (JR), datë 24.04.2023 (Kërkues Alfred Gjoni)

Emërtimi: Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 9, datë 26.06.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 24.04.2023

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Alfred Gjoni

Objekti: Rishikimin e vendimit nr. 9, datë 26.06.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 9, datë 26.06.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Më datë 13.10.2023, trupi gjykues, bazuar në nenin 20 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar, ka vendosur pranimin e kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 57-17/2019, datë 24.04.2023, që i përket kërkesës së ish-subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni, me objekt “Rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 9, datë 26.06.2020″.  

Statusi: Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 97, datë 10.01.2019

Data e regjistrimit: 01.04.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

  1. Ndryshimin  e vendimit nr. 97, datë 10.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Arben Zefi, me detyrë gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Shkodër

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Luan Daci

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Ditën e mërkurë, më datë 01.07.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.16/2019, datë 01.04.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 01.07.2020.

Statusi: Përfunduar ( Vendim )

Vendimi për interpretimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 10 (JR), datë 01.7.2020, u mor ditën e hënë, më datë 28.12.2020. (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 95, datë 08.01.2019

Data e regjistrimit: 06.03.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

  • Ndryshimin e vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  • Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alltun Çela, me detyrë gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Sarandë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla 

Relatore: Rezarta Schuetz 

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Ditën e enjte, më datë 18.06.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.15/2019, datë 06.03.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 18.06.2020. 

Statusi:  Përfunduar  ( Vendim )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 94, datë 21.12.2018

Data e regjistrimit: 04.03.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit  nr. 94, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Agron Vavla

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

Ditën e mërkurë, më datë 15.07.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.14/2019, datë 04.03.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 15.07.2020.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 90, datë 20.12.2018

Data e regjistrimit: 27.02.2019 

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik  

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Adnand Kosova dhe shkarkimin nga detyra

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator: Ina Rama

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019: ditën e enjte, më datë 06.02.2020, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 26.02.2020, ora 10:00; ditën e martë, më datë 03.03.2020. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 13.03.2020, ora 15:30.

Statusi:  Përfunduar  : Vendimi me arsyetim të përmbledhur nr. 5/2020 (JR), datë 13.03.2020 ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 84, datë 27.11.2018

Data e regjistrimit: 22.02.2019 

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik  

Objekti: 

– Ndryshimin e vendimit  nr. 84, datë 27.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019: Ditën e mërkurë, më datë 08.01.2020, ora 10:00; ditën e hënë, më datë 20.01.2020, ora 10:00; ditën e martë, më datë 11.02.2020, ora 10:00; ditën e martë, më datë 18.02.2020, ora 11:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 27.02.2020, ora 10:00.

Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 83, datë 26.11.2018

Data e regjistrimit: 21.02.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit  

Objekti: 

– Gjykimin e çështjes në seancë publike,

-Riçeljen e hetimit gjyqësor dhe pranimin e provave të reja (veçanërisht ato që lidhen me shlyerjen  e detyrimit për pagimin  e makinës për personin e lidhur me subjektin e rivlerësimit, shtetasin E.D).

– Prishjen e vendimit  nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Shkodër, Luan Dervishi, e konfirmimin e tij  në detyrë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Ditën e enjte, më datë 01.10.2020, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019. Vendimi përfundimtar për çështjen (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019 u mor më datë 01.10.2020

Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 86, datë 17.12.2018

Data e regjistrimit: 19.02.2019 

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik  

Objekti: 

Lënien në fuqi të vendimit nr. 86, datë 17.12.2018 ose ndryshimin e vendimit nr. 86, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Luan Daci

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Ditën e mërkurë, më datë 19.02.2020, ora 10:00, u gjykua në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 25 mars 2020, ora 10:00. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.

Në bazë të vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 6, datë 11.03.2020, pika 2 e tij, seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, për subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 25.03.2020, ora 10:00, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë.

Ditën e premte, më datë 19.06.2020, ora 12:30, u zhvillua seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 25.06.2020, ora 09.30.

Statusi:  Përfunduar ( Vendim )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 92, datë 20.12.2018

Data e regjistrimit: 12.02.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Izet Kadana 

Objekti: 

  • Ndryshimin e vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  • Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Izet Kadana me detyrë, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo

Ditën e hënë, më datë 13.01.2020, ora 10:00, filloi gjykimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019. Seanca u ndërpre deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e gjyqtarit Luan Daci nga përbërja e këtij trupi gjykues.

Pas kërkesës për heqje dorë të gjyqtares Natasha Mulaj, kërkesë e cila u pranua me shumicë votash me vendimin nr.9/8, datë 04.02.2020, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Ina Rama (kryesuese), Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci dhe Rezarta Schuetz, anëtarë; trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 9/2019, datë 12.02.2018, ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

Ditën e mërkurë, më datë 04.03.2020, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019. Vendimi u mor më datë 04.03.2020.

Statusi:  Përfunduar (Vendim)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 93, datë 21.12.2018

Data e regjistrimit: 12.02.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Admir Belishta

Objekti: 

  • Ndryshimin e vendimit nr. 93, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrën e gjyqtarit, njëherazi Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ditën e mërkurë, më datë 15.01.2020, ora 10.00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.8/2019, datë 12.02.2019. Vendimi u mor më datë 15.01.2020.

Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 87, datë 17.12.2018

Data e regjistrimit: 11.02.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Fatos Qato

Objekti: 

– Ndryshimin e vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë për gjyqtarin Fatos Qato.

– Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Qato, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama  

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Ditën e premte, më datë 08.11.2019, ora 11:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.7/2019, datë 11.02.2019. Vendimi për çështjen u mor më datë 08.11.2019.

Statusi:  Përfunduar  (Vendimi)

 

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 82, datë 26.11.2018

Data e regjistrimit: 07.02.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Artur Selmani

Objekti: 

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të shqyrtimit të bazueshmërisë në prova dhe në ligj të vendimit nr. 83 datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me të cilin është vendosur shkarkimi nga detyra e prokurorit.
  2. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrën e prokurorit, bazuar në shkaqet, provat dhe argumentet përkatës të parashtruara në këtë ankim”

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla 

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

Më datë 14 tetor 2019 u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.6/2019, datë 07.02.2019. Vendimi përfundimtar u mor më datë 14.10.2019.

Statusi:  Përfunduar ( Vendimi )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 80, datë 23.11.2018

Data e regjistrimit: 28.01.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti  

Objekti: 

1.Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 80 vendimi datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlersimit Shpëtim Kurti;

2.Vazhdimin e hetimit administrativ edhe për tre komponentët e procesit të rivlerësimit që lidhen me pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti;

3.Ndryshimin e vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti, me detyrë Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Në seancën e ditës së mërkurë, datë 11.03.2020, bazuar në kërkesën e subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e të gjithë anëtarëve të trupit gjykues, u vendos pezullimi i shqyrtimit gjyqësor të çështjes, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit

Ditën e hënë, më datë 22.06.2020, ora 09:00, vijoi shqyrtimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019. Ditën e mërkurë, më datë 24.06.2020, ora 11:30, vijoi shqyrtimi në dhomë këshillimi i kësaj çështjeje. Vendimi përfundimtar u mor më datë 24.06.2020.

Statusi: Përfunduar ( Vendim )

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 73, datë 02.11.2018 (vendimi nr 74.datë 02.11.2018, i korrigjuar)

Data e regjistrimit: 28.01.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Artor Ylli  

Objekti: 

“Pranimin e ankimit;

Ndryshimin e vendimit nr. 74, datë 02.11.2018, të Trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sipas nenit 66, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016, ose

Prishjen e vendimit nr. 74, datë 02.11.2018, të Trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; dhe

Në bazë të nenit 58, shkronja “a”, nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artor Ylli”

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol  Çomo

Relator: Luan Daci

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz

Ditën e mërkurë, më datë 20.11.2019, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.4/2019, datë 28.01.2019. Vendimi u mor më datë 20.11.2019.
Statusi:  Përfunduar. (Vendim)
 

Çështja nr. 2-4/2019 (JR), datë 10.01.2022 (Kërkues Artor Ylli)

Emërtimi: Rishikimi i vendimit gjyqësor nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 10.01.2022

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Artor Ylli

Objekti: 1. Rishikimi i vendimit nr.31 (JR), datë 20.11.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili është marrë në bazë të ligjit të posaçëm nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, përmes të cilit kërkuesit i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 42 [E drejta për një proces të drejtë gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore.

2. Prishjen tërësisht të vendimit nr. 31 (JR), datë 20.11.2019 dhe gjykimin e çështjes në themel (neni 498 i K.Pr.Civile).

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Më datë 13.10.2023, trupi gjykues, bazuar në nenin 20 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar, ka vendosur pranimin e kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes (JR nr. 2-4/2019, datë 10.01.2022, që i përket kërkesës së ish-subjektit të rivlerësimit Artor Ylli, me objekt “Rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 31, datë 20.11.2019”.

Ditën e martë, më datë 02.04.2024, ora 10:00, u shqyrtua në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesave të paraqitura nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr.31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë kësaj séance u vendos: bashkimi në një proces të vetëm i kërkesave të paraqitura nga kërkuesi Artor Ylli dhe shtyrja e seancës për në datën 19.04.2024, ora 09:00, për të vijuar me kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale. Vendimi përfundimtar u mor më datë 19.04.2024.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Çështja nr. 21-4/2019 (JR), datë 25.11.2024 (Kërkues Artor Ylli )

Emërtimi: Rishikimi i vendimit Nr. 31 (JR), datë 20.11.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Data e regjistrimit: 25.11.2024

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Artor Ylli

Objekti: Rishikimi i vendimit Nr. 31 (JR), datë 20.11.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili është marrë në bazë të ligjit të posaçëm ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, përmes të cilit kërkuesit i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, dhe nenin 6 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore […]

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

Statusi: Përgatitje për gjykim

 Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. nr. 69, datë 10.10.2018.

Data e regjistrimit: 11.01.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Entela Prifti  

Objekti: 

Vendimi nr. 69, datë 10.10.2018 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është një vendim i marrë në kundërshtim të hapur me ligjin, provat e ndodhura në dosjen e rivlerësimit të subjektit, në kushtet e paragjykimit të subjektit dhe si i tille duhet të ndryshohet, sipas 66, pika 1/b të ligjit nr. 84/2016, duke u vlerësuar subjekti Entela Prifti me nivel të besueshëm në vlerësimin e kriterit të pasurisë.

Përsa i përket vlerësimit të subjektit për dy kriteret e tjera, vlerësojmë se duke qene se raportet e DSIK dhe KLD janë administruar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe provat përkatëse janë pjesë e dosjes nuk ka pengesë që nga ana e Kolegjit të kryhet vlerësimi  i subjektit edhe për këto  dy kritere duke çelur hetimin administrativ dhe në përfundim të tij të vendoset konfirmimi në detyrë i subjektit Entela Prifti.

Shqyrtimin e çështjes në seancë publike me praninë e palëve për të mundësuar dëgjimin dhe krijimin e një bindje më të plotë për sa është parashtruar në ankim.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz

Më datë 23.01.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Albana Shtylla, e caktuar kryesuese e trupit gjykues në çështjen (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019. Përfundimisht, sipas shortit për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin e trupit gjykues, përbërja është si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Luan Daci, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e hënë, më datë 02.12.2019, ora 09:30, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019. Vendimi u mor më datë 02.12.2019.

Statusi:  Përfunduar  (Vendimi)

Çështja nr. 9-3/2019 (JR), datë 06.02.2023 (Kërkuese Entela Prifti)

Emërtimi: Rishikimi i vendimit gjyqësor nr. 34, datë 02.12.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 06.02.2023

Vënë në lëvizje nga: Kërkuese Entela Prifti

Objekti: Rishikim i vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 34, datë 02.12.2019.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

Më datë 13.10.2023, trupi gjykues, bazuar në nenin 20 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar, ka vendosur pranimin e kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes (JR) 9-3/2019, datë 06.02.2023, që i përket kërkesës së ish-subjektit të rivlerësimit Entela Prifti me objekt “Rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 34, datë 2.12.2019”.

Statusi: Përgatitje për gjykim

Çështja nr. 50-3/2019 (JR), datë 20.04.2023 (Kërkuese Entela Prifti)

Emërtimi: Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 34, datë 02.12.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 20.04.2023

Vënë në lëvizje nga: Kërkuese Entela Prifti

Objekti: Rishikim i Vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 34, datë 02.12.2019.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Më datë 13.10.2023, trupi gjykues, bazuar në nenin 20 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar, ka vendosur pranimin e kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes (JR nr. 50-3/2019, datë 20.04 2023, që i përket kërkesës së ish-subjektit të rivlerësimit Entela Prifti me objekt “Rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 34, datë 2.12.2019”.

Statusi: Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kulaifikimit nr.77, datë 15.11.2018

Data e regjistrimit: 08.01.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Ramadan Troci  

Objekti: Gjykimin e çështjes në seancë publike; ndryshimin e vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimt z. Ramadan Troci, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë;

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Ditën e hënë, më datë 21.10.2019, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019. Vendimi u shpall më datë 21.10.2019.

Statusi:  Përfunduar ( Vendimi )

Çështja nr. 46-2/2019 (JR), datë 18.04.2023 (Kërkues Ramadan Troci)

Emërtimi: Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 26, datë 21.10.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 18.04.2023

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Ramadan Troci

Objekti: Rishikim i vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 26, datë 21.10.2019, për subjektin e rivlerësimit Ramadan Troci.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Më datë 13.10.2023, trupi gjykues, bazuar në nenin 20 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar, ka vendosur pranimin e kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes (JR nr. 46-2/2019, datë 18.04.2023, që i përket kërkesës së ish-subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci, me objekt “Rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 26, datë 21.10.2019”.

Statusi: Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kulaifikimit nr.78, datë 15.11.2018

Data e regjistrimit: 08.01.2019 

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit Alma Liçaj  

Objekti: Ndryshimin e vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konfirmimin në detyrë;

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Luan Daci

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ditën e hënë, më datë 23.09.2019, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 1/2019, datë 08.01.2019. Vendimi për çështjen u mor më datë 23.09.2019.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )