Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 473, datë 05.11.2021

Data e regjistrimit: 30.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

 

  • Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me Nr. 473 Vendimi, datë 05.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Saemira Hila.
  • Vazhdimin e hetimit administrativ edhe për dy komponentët e tjerë të procesit të rivlerësimit, që lidhen me figurën dhe aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit Saemira Hila.
  • Ndryshimin  e  vendimit Nr. 473, datë 05.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Saemira Hila, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e martë, më datë 12.11.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 86/2021, datë 30.12.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 12.11.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 472, datë 04.11.2021

Data e regjistrimit: 30.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

 

  • Ndryshimin e vendimit nr. 472 datë 04.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit Nazmi Troka, Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e martë, më datë 25.11.2024, ora 11:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 85/2021, datë 30.12.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 25.11.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit nr. 465, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Data e regjistrimit: 29.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

 

  1. Administrimin e provave bashkëlidhur këtij ankimi.
  2. Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
  • Ndryshimin e vendimit nr. 465, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Ermir Lelçi, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

 

Duke kërkuar:

  • Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike;
  • Administrimin e provave bashkëlidhur këtij ankimi;
  • Konstatimin e shkeljeve të të drejtave Kushtetuese dhe ato të parashikuara nga KEDNJ, ndaj subjektit të rivlerësimit z. Ermir Lelçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Shkodër.
  • Ndryshimin e vendimit nr. 465, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Ermir Lelçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari     

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e martë, më datë 22.10.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 84/2021, datë 29.12.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 22 tetor 2024.
Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 452, datë 24.09.2021, korrigjuar me vendimin nr. 452/1, datë 02.12.2021.

Data e regjistrimit: 24.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

 

  • Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike;
  • Riçeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen e provës së re, pyetjen në cilësinë e dëshmitarit, të tim vëllai, Emil Hoxholli;
  • Ndryshimin e vendimit nr. 452, datë 24.09.2021, korrigjuar me vendimin nr. 452/1, datë 02.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
  • Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Semiramis Hoxholli, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla   

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e mërkurë, më datë 20.11.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 83/2021, datë 24.12.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 20.11.2024.


Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 449, datë 22.09.2021

Data e regjistrimit: 21.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:         

  • Kalimin në seancë gjyqësore publike, me qëllim shqyrtimin në prani të palëve të çështjes së Juridiksionit të Rivlerësimit, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gina, kundër vendimit nr. 449, datë 22.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  • Prishjen e vendimit nr. 449, datë 22.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gina.
  • Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Dritan Gina, edhe për kriterin e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj                   

Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

Ditën e martë, më datë 12.12.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 82/2021, datë 21.12.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 12.12.2023.
 
Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 470, datë 01.11.2021

Data e regjistrimit: 20.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:         

  • Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë publike.
  • Marrjen dhe administrimin e provave bashkëngjitur këtij ankimi, provave të kërkuara në ankim, si dhe provave të reja që mund të dalin pas dhënies së vendimit të KPK nr. 470/2021.
  • Ndryshimi i vendimit nr. 470, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  • Konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit Ajola Prençi, prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Ina Rama               

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Ditën e mërkurë, më datë 13.11.2024, ora 09:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 81/2021, datë 20.12.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 13.11.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 448, datë 21.09.2021

Data e regjistrimit: 16.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:         

  1. Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
  2. Ndryshimin e vendimit nr. 448, datë 21.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Erjon Çelaj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Statusi:      Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 469, datë 01.11.2021

Data e regjistrimit: 15.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.

Ndryshimin e vendimit nr. 469, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Ardian Braho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz 

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

Ditën e hënë, më datë 15.04.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 79/2021, datë 15.12.2021. Seanca u shty për në datën 25.04.2024, ora 10:00. Vendimi përfundimtar u mor më datë 25.04.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 460, datë 20.10.2021

Data e regjistrimit: 14.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

                       

  1. Ndryshimin e Vendimit nr. 460, dt.20.10.2021 të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit në zbatim të nenit 66/1 pika “b” ose “c” të Ligjit Nr.84/2016, si të pambështetur në prova e në ligj në lidhje me vlerësimin e pasurisë.
  1. Konfirmimin tim në detyrë, si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz                

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

Statusi:      Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 456, datë 08.10.2021

Data e regjistrimit: 13.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Administrimin e provave bashkëlidhur këtij ankimi.
  2. Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
  • Ndryshimin e vendimit nr. 456, datë 08.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Irena Hoxha, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo         

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Ditën e enjte, më datë 23.05.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 77/2021, datë 13.12.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 23 maj 2024.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 450, datë 22.09.2021

Data e regjistrimit: 02.12.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:                    

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes që konkludoi me vendimin nr. 450, datë 22.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Ndryshimin e vendimit nr. 450, datë 22.09.2021, bazuar në nenin 66/1, gërma “b” të ligjit nr. 84/2016.
  3. Konfirmimin në detyrën e prokurorit të z. Lorenc Mërkuri, bazuar në nenin 58/1, gërma “a” dhe 59 të Ligjit nr. 84/2016.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Ina Rama

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ditën e enjte, më datë 03.10.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 76/2021, datë 02.12.2021. Seanca u ndërpre me qëllim njohjen me një informacion të klasifikuar. Seanca e ardhshme gjyqësore u zhvillua më datë 24.10.2024, ora 10.00. Vendimi përfundimtar u mor më datë 24.10.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 435, datë 09.09.2021

Data e regjistrimit: 26.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Prishjen ose ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 435, datë 09.09.2021, shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Arben Dyla, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Duke kërkuar:

–          Prishjen  e vendimit Nr. 435, datë 09.09.2021, dhe dërgimin e çështjes Komisionit apo KLP (e cila mund të jetë kompetente për shqyrtimin e çështjes në shkallë të parë në kohën kur do të shqyrtohet ky ankim nga KPA) për të vazhduar më tej me procedurën e rivlerësimit për kriteret e mbetura pa u vlerësuar,

Ose

–          Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike;

–          Çeljen e shqyrtimit gjyqësor, administrimin e provave të reja si dhe hetimin e dy kritereve të reja;

–          Ndryshimin e vendimit nr. 435, datë 09.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Arben Dyla, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Statusi:      Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 428, datë 29.07.2021

Data e regjistrimit: 26.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Prishjen e vendimit nr. 428, datë 29.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Pavlefshmërinë e vendimit nr. 428, datë 29.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  3. Konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së hetimit administrativ, seancës dëgjimore, vendimeve të ndërmjetme dhe përfundimtare të trupit gjykues.
  4. Përsëritjen e hetimit gjyqësor, brenda shkaqeve të ankimit. Marrjen e provave të kërkuara prej subjektit të rivlerësimit, duke e gjykuar çështjen në seancë gjyqësore publike, kryerjen e hetimit dhe për dy kriteret e tjera.
  5. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima, me detyrë gjyqtar në  Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë:  Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas kërkesës së gjyqtarit Sokol Çomo për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 21, datë 15.11.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtare), trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e enjte, më datë 12.12.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021. Gjatë kësaj séance u vendos kalimi në seancë publike në datën 16.01.2025, ora 10:00.

Statusi: Nën gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 451, datë 23.09.2021

Data e regjistrimit: 24.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Prishja e vendimit nr. 302 akti, nr. 451 vendimi, datë 23.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Izet Dushaj, duke vendosur urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Izet Dushaj, edhe për kriterin e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.

 Duke kërkuar:

  1. Prishjen e vendimit nr. 451 datë 23.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
  2. Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vazhdimin e hetimit administrativ për tre komponentët e procesit të rivlerësimit që lidhen me pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit  Izet Dushaj me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Rezarta Schuetz

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Statusi:      Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 442, datë 14.09.2021

Data e regjistrimit: 23.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik              

Objekti:

Lënien në fuqi të këtij vendimi

ose

Ndryshimin e vendimit nr. 442, datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Seanca gjyqësore të mbajtura për çështjen (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021: ditën e enjte, datë 18.01.2024, ora 10:00; ditën e premte, datë 26.01.2024, ora 09:00; ditën e premte, më datë 02.02. 2024, ora 11:00; ditën e premte, më datë 23.02.2024; ditën e hënë, më datë 04.03.2024. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 05.04.2024, ora 12:00.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 433, datë 03.09.2021

Data e regjistrimit: 17.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Kundërshtimi i vendimit nr. 433, datë 03.09.2021 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr. 71/2021, datë 17.11.2021: Ditën e martë, më datë 28.05.2024, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 12.06.2024, ora 10:00; ditën e hënë, më datë 24.06.2024, ora 10:00; ditën e enjte, më datë 04.07.2024, ora 9:30. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 08.07.2024, ora 15:00.
 
Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 417, datë 08.07.2021

Data e regjistrimit: 16.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Ndryshimin e vendimit nr. 417, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Konfirmimin tim në detyrën, Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo  

Relatore: Ina Rama  

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Ceshtja

Ditën e martë, më datë 30.04.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 70/2021, datë 16.11.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 30.04.2024.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 437, datë 10.09.2021

Data e regjistrimit: 11.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:          Ndryshimin e Vendimit Nr. 437, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gjyqtar Kaçe Agolli, duke konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit,

Duke kërkuar:

Prishjen e këtij vendimi, në përputhje me nenin 66, pika1, gërma “c” të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e enjte, më datë 13.06.2024, ora 10:00, u çel seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021. Seanca e radhës u zhvillua më datë 03.07.2024, në orën 10:00. Vendimi përfundimtar u mor më datë 03.07.2024.
Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 411, datë 05.07.2021

Data e regjistrimit: 10.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Prishjen ose Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 411, datë 05.07.2021, shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku, Prokuror, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë.

Duke kërkuar:

Prishjen e vendimit nr. 411, datë 05.07.2021, dhe dërgimin e çështjes Komisionit për të vazhduar më tej me procedurën e rivlerësimit për kriteret e mbetura pa u vlerësuar

  1. Ose

Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike;

Konstatimin e shkeljeve të të drejtave Kushtetuese si dhe ato të parashikuara nga KEDNJ, ndaj subjektit të rivlerësimit Dritan Marku, Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë;

Çeljen e shqyrtimit gjyqësor, administrimin e provave të reja dhe hetimin e dy kritereve të reja;

Ndryshimi i vendimit nr.  411, datë 05.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku, prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator:      Sokol Çomo             

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz 

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Rezarta Schuetz, Ina Rama, Mimoza Tasi

Statusi: Përgatitje për gjykim

 

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 419, datë 12.07.2021

Data e regjistrimit: 09.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 419 vendimi, datë 12.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit z. Albert Spiro.
  2. Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave.
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 419 datë 12.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Albert Spiro, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Duke kërkuar:

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 419 vendimi, datë 12.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Albert Spiro.
  2. Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave.
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 419 datë 12.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Albert Spiro, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore:    Ina Rama

              

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo 

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Ditën e mërkurë, më datë 05.06.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 67/2021, datë 09.11.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 05.06.2024.
 
Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 391, datë 26.05.2021

Data e regjistrimit: 09.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  • Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 391, datë 26.05.2021 dhe urdhërimin e vazhdimit të kryerjes së procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Desart Avdulaj edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale; dhe
  • Prishjen e vendimit të sipërcituar pasi janë cenuar rregullat procedurale për formimin e rregullt të trupit, si element i rëndësishëm i parimit të rëndësishëm kushtetues i gjykatës së krijuar me ligj.;
  • Prishjen e vendimit të ndërmjetëm të datës 19.05.2021 për refuzimin e kërkesës për ri çeljen e hetimit administrativ dhe vazhdimin e hetimit edhe për dy kriteret e tjera.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator:   Sokol Çomo         

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz 

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Ina Rama

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Ditën e martë, më datë 17.12.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 66/2021, datë 09.11.2021. Vendimi pwrfundimtar u mor më datë 17 dhjetor 2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 447, datë 17.09.2021

Data e regjistrimit: 08.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Ankim kundër vendimit nr. 447, datë 17.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Tiranë; Ndryshimin e këtij vendimi dhe konfirmimin tim , në detyrën e magjistratit/gjyqtarit, duke kërkuar:

 

  • Ndryshimin e vendimit nr. 447, dt. 17.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Tiranë; dhe
  • Konfirmimin në detyrën e gjyqtarit.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama   

Relatore:   Rezarta Schuetz                 

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla 

 

Statusi:      Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 446, datë 16.09.2021

Data e regjistrimit: 02.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti: Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative lidhur me vendimin nr. 446, datë 16.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Adelina Zarka.

 Vazhdimin e hetimit administrativ edhe për dy komponentët e tjerë të procesit të rivlerësimit, që lidhen me figurën dhe aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka.

Ndryshimin e vendimit nr. 446 datë 16.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi

Ditën e hënë, më datë 18.03.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 18.03.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 413, datë 07.07.2021

Data e regjistrimit: 02.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:          Apelim kundër vendimit nr. 413, datë 07.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Ervin Karanxha, duke kërkuar:

  • Prishjen e vendimit nr. 413, datë 07.07.2021 dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Komisionit e Pavarur të Kualifikimit, me tjetër trup gjykuese; ose
  • Ndryshimin e vendimit nr. 413, datë 07.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë.

Apelim kundër vendimeve të ndërmjetme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari     

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

Ditën e mërkurë, më datë 15.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 63/2021, datë 02.11.2021.

Statusi: Nën gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 418, datë 09.07.2021

Data e regjistrimit: 01.11.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:         

  1. Prishjen dhe ndryshimin e vendimit nr. 418 datë 09.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Konfirmimin në detyrën e gjyqtarit të subjektit të rivlerësimit znj. Rezarta Balliu, mbasi të vlerësohem në të gjitha kriteret.

Duke kërkuar: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Rezarta Balliu, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla   

Relatore: Natasha Mulaj       

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Albana Shtylla 
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e hënë, më datë 25.09.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 62/2021, datë 01.11.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 25.09.2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021

Data e regjistrimit: 28.10.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:          Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.

Ndryshimin e vendimit nr. 426, datë 27.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Daniela Sulaj, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit.

Duke kërkuar:

–           Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.

–           Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021.

–           Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Daniela Sulaj, me detyrë prokurore/Inspektore Magjistrate e komanduar pranë ILD-së.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj    

Relatore: Albana Shtylla      

Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e enjte, më datë 22.02.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 61/2021, datë 28.10.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 22.02.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 399, datë 14.06.2021

Data e regjistrimit: 20.10.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:         

Ndryshimi i vendimit Nr. 399, datë 14.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të ankuesit.

Duke kërkuar:

Shqyrtimin e ankimit dhe në përfundim ndryshimin e vendimit nr. 399, datë 14.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Durim Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj    

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla       

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

Ditën e martë, më datë 05.11.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 60/2021, datë 20.10.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 05.11.2024.
 
Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 425, datë 21.07.2021

Data e regjistrimit: 18.10.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:           

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 425 vendimi, datë 21.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit z. Arben Smaçi.
  2. Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave.
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 425 vendimi, datë 21.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Arben Smaçi, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Duke kërkuar:

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 425 vendimi, datë 21.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit z. Arben Smaçi.
  2. Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave, duke dëgjuar subjektin në seancë publike.
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 425 vendimi, datë 21.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Arben Smaçi, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Ditën e enjte, më datë 09.11.2023, ora 12:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 59/2021, datë 18.10.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 09.11.2023. 

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 410, datë 30.06.2021

Data e regjistrimit: 11.10.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik               

Objekti:         

  • Lënien në fuqi të vendimit nr. 410, datë 30.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose
  • Ndryshimin e këtij vendimi.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:  Sokol Çomo        

Relatore:  Rezarta Schuetz   

Anëtarë:  Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi  

Ditën e mërkurë, më datë 13.04.2022, ora 11:00, u zhvillua seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.58/2021, datë 11.10.2021. Seanca e radhës u zhvillua më datë 13 maj 2022, ora 9:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 16.05.2022, ora 14:00.

Statusi: Përfunduar (Vendim)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 420, datë 13.07.2021

Data e regjistrimit: 11.10.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

 

Objekti:

Prishjen ose ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Nr. 420 datë 13.07.2021, shqyrtimin e çështjes  në seancë gjyqësore publike dhe konfirmimin e në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Iliopullo, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Duke kërkuar:

  • Prishjen e vendimit nr. 420 datë 13.07.2021 dhe dërgimin e çështjes Komisionit/ apo KLGJ (e cila mund të jetë kompetente për shqyrtimin e çështjes në shkallë të parë në kohën kur do të shqyrtohet ky ankim nga KPA) për të vazhduar më tej me procedurën e rivlerësimit për kriteret e mbetura pa u vlerësuar.

Ose

  • Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike;
  • Konstatimin e shkeljeve të të drejtave Kushtetuese si dhe ato të parashikuara nga KEDNJ, ndaj subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Iliopullo, gjyqtare në Gjykatën e shkallës së parë Gjirokastër;
  • Çeljen e shqyrtimit gjyqësor, administrimin e provave të reja dhe hetimin e dy kritereve të reja; Riçeljen dhe rivlerësimin e kriterit të pasurisë;
  • Ndryshimi i vendimit nr. 420 datë 13.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Iliopullo, gjyqtare në Gjykatën e shkallës së parë Gjirokastër.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Ditën e enjte, më datë 05.12.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 57/2021, datë 11.10.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 05.12.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 416, datë 08.07.2021

Data e regjistrimit: 11.10.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:         

  1. Ndryshimi i Vendimit nr. 416, datë 08.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë për subjektin e rivlerësimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit te rivlerësimit Zegjine Sollaku.
  2. Çelja e hetimit gjyqësor dhe zhvillimi i gjykimit në seancë dëgjimore, përsëritja e shqyrtimit të provave të dosjes së rivlerësimit, si dhe të lejohet paraqitja e shqyrtimi i disa provave të reja, për të cilat plotësohen kushtet e nenit 47 të ligjit 49/2012.

 

Duke kërkuar:

  • Çeljen e hetimit gjyqësor dhe zhvillimin e gjykimit në seancë dëgjimore, përsëritjen e shqyrtimit të provave të dosjes së rivlerësimit, si dhe të lejohet paraqitja e shqyrtimi i disa provave të reja, për të cilat plotësohen kushtet e nenit 47 të ligjit 49/2012.
  • Ndryshimin e Vendimit nr. 416, datë 08.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë për subjektin e rivlerësimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit Zegjine Sollaku.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator: Ardian Hajdari  

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla 

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Ditën e mërkurë, më datë 28.02.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 56/2021, datë 11.10.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 28.02.2024.Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 392, datë 28.05.2021

Data e regjistrimit: 04.10.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik               

Objekti:  Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 392, datë 28.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Natasha Prifti (Shallapi).

Duke kërkuar:

Ndryshimin e vendimit nr. 392, datë 28.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Natasha Prifti (Shallapi).

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Rezarta Schuetz

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla 

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:  Rezarta Schuetz

Relatore:  Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

Ditën e hënë, më datë 20.06.2022, ora 10:00, u zhvillua seanca e parë gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.55/2021, datë 04.10.2021. Seanca e radhës u zhvillua më datë 27.06.2022, ora 14:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 4 korrik 2022, ora 09:30.

Statusi: Përfunduar  (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 415, datë 07.07.2021

Data e regjistrimit: 24.09.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:          Prishjen ose ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 415 datë 07.07.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Saimir Smaka, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Duke kërkuar:

  • Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike;
  • Konstatimin e shkeljeve të të drejtave Kushtetuese dhe ato të parashikuara nga KEDNJ, ndaj subjektit të rivlerësimit z. Saimir Smaka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;
  • Ndryshimin e vendimit nr. 41, datë 07.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Saimir Smaka, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

Ditën e martë, më datë 27.07.2023, ora 11:30, u zhvillua në dhomë këshillimi seanca gjyqësore për çështjen (JR) nr. 54/2021, datë 24.09.2021. Seanca u shty për në datë 20.09.2023. Vendimi përfundimtar u mor më datë 20.09.2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 412, datë 06.07.2021

Data e regjistrimit: 09.09.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Prishjen e vendimit te Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Të urdhërohet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit tim për sa i përket kritereve të kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive profesionale.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 53/2021, datë 09.09.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

Ditën e enjte, më datë 05.10.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 53/2021, datë 09.09.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 05.10.2023.

Statusi:     Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 401, datë 16.06.2021

Data e regjistrimit: 09.09.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Ndryshimi i Vendimit nr. 401, datë 16.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit Alketa Zifla, prokurore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit.

Duke kërkuar:

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative për vendimin nr. 401, datë 16.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Alketa Zifla.
  2. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 401, datë 16.06.2021.
  3. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alketa Zifla, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Ditën e hënë, më datë 11.11.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 52/2021, datë 09.09.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 11.11.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 357, datë 18.03.2021

Data e regjistrimit: 08.09.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:          Ndryshimin e vendimit nr. 357 datë 18.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Olsi Xhavella, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Duke kërkuar: – Gjykimin e çështjes në seancë publike.

– Ndryshimin e vendimit nr. 357 datë 18.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Olsi Xhavella.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

Ditën e mërkurë, më datë 07.02.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 07.02.2024.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 362, datë 31.03.2021

Data e regjistrimit: 01.09.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:  Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.

Ndryshimin e vendimit Nr. 362 datë 31.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Genci Qana, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në cilësinë e subjektit te rivlerësimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

Ditën e martë, më datë 01.10.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 50/2021, datë 01.09.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 01.10.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 386, datë 18.05.2021

Data e regjistrimit: 31.08.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti: Prishje e vendimit nr. 386, datë 18.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Prokuror Avni Kraja.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore:    Ina Rama

Anëtarë:    Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e hënë, më datë 23.10.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 49/2021, datë 31.08.2021.

Ditën e hënë, më datë 23.10.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 49/2021, datë 31.08.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 23.10.2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 364, datë 02.04.2021

Data e regjistrimit: 30.08.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti: Kundërshtim i vendimit nr. 364, datë 02.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kërkoj ndryshimin e vendimit dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë:  Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr. 48/2021, datë 30.08.2021: Ditën e enjte, më datë 12.10.2023, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 18.10.2023; ditën e enjte, më datë 26.10.2023, ora 13:00. Vendimi përfundimtar u mor më datë 26.10.2023.
Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 421, datë 13.07.2021

Data e regjistrimit: 23.08.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti: Ankim kundër pikës 2, të vendimit nr. 421 dt.13.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kërkuar: Shfuqizimin e pikës 2, të vendimit nr. 313, datë 11.10.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Albana Shtylla.

Ditën e mërkurë, më datë 24.11.2021, ora 09:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.47/2021, datë 23.08.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 24.11.2021.

Statusi: Përfunduar. (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 398, datë 11.06.2021

Data e regjistrimit: 23.08.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti: 

  1. Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
  2. Ndryshimin e vendimit Nr.398, datë 11.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  3. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Luveda Dardha me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla.

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

Ditën e martë, më datë 08.10.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 46/2021, datë 23.08.2021. Seanca u shty për në datën 14.10.2024, ora 10:00. Vendimi përfundimtar u mor më datë 14.10.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 402, datë 17.06.2021

Data e regjistrimit: 16.08.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Kundërshtim i vendimit nr.402, datë 17.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Duke kërkuar:

  1. Prishjen e vendimit nr. 402, datë 17.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjykimin e çështjes në themel nga KPA dhe në përfundim të gjykimit të kësaj çështjeje në themel, konfirmimin tim në detyrë, ose;
  2. Ndryshimin e vendimit nr. 402, datë 17.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin tim në detyrë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla.

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

Ditën e enjte, më datë 13.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2021, datë 16.08.2021.

Ditën e enjte, më datë 13.07.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2021, datë 16.08.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 13.07.2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 396, datë 09.06.2021

Data e regjistrimit: 09.08.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:  Prishjen e vendimit nr. 396, datë 9.6.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjykimin e çështjes në seancë publike, rikryerjen e hetimit për kriterin e pasurisë, kryerjen e hetimit për kriteret e figurës dhe të aftësive profesionale dhe konfirmimin në detyrë.

Duke kërkuar:

– Vendimi është i pabazuar në prova e në ligj, e si i tillë duhet të prishet;

– Duke qenë se vendimi është pasojë e cenimit të procesit të rregullt ligjor dhe shkeljes të një serie të drejtash, çështja duhet të kthehet për rishqyrtim në organin më të ulët të rivlerësimit.

– Nëse çështja nuk vlerësohet se duhet të kthehet për rishqyrtim, gjykimi të zhvillohet në seancë publike, në mënyrë që të garantohet e drejta e mbrojtjes, e shkelur në procedimin administrativ;

– Duhet të ribëhet hetimi për kriterin e pasurisë dhe të hetohen edhe kriteret e tjera;

Kërkoj të merren dhe të vlerësohen si provë aktet e mëposhtme:

– Vendimi i KLGJ-së datë 02.06.2020

– Ankimi i bërë nga unë ndaj këtij vendimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari    

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

Statusi:  Përgatitje për gjykim

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama

Ditën e mërkurë, më datë 25.10.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 44/2021, datë 09.08.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 25.10.2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 395, datë 08.06.2021

Data e regjistrimit: 29.07.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti:         

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 395 vendimi, datë 08.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit z. Gentian Stoja.
  2. Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave.
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 395 vendimi, datë 08.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Gentian Stoja, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Duke kërkuar:

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 395 vendimi, datë 08.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit z. Gentian Stoja;
  2. Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave, duke dëgjuar subjektin në seancë publike.
  3. Ndryshimin e vendimit Nr. 395 vendimi, datë 08.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Gentian Stoja, prokuror pranë Prokurorisë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë!

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e mërkurë, më datë 26.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 43/2021, datë 29.07.2021.

Ditën e mërkurë, më datë 26.07.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 43/2021, datë 29.07.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 26.07.2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 363, datë 01.04.2021

Data e regjistrimit: 27.07.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik               

Objekti:          Ndryshimin e vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) 42/2021, datë 27.07.2021: ditën e martë, më datë 08.03.2022; ditën e mërkurë, më datë 30.03.2022, ora 11:30, ditën e enjte, më datë 31.03.2022; ditën e premte, më datë 1 prill 2022, ora 11:00; ditën e martë, më datë 12 prill 2022, ora 13:00; ditën e mërkurë, më datë 20 prill 2022, ora 13:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 27 prill 2022, ora 15:00.

Statusi:  Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 368, datë 19.04.2021

Data e regjistrimit: 23.07.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 368, datë 19.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit prokurorit Kolë Hysenaj.
  2. Të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Kolë Hysenaj, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale, për të cilin nuk arsyetohet nga Komisioni.

Ose në alternativë

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 368 vendimi, datë 19.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit prokurorit Kolë Hysenaj;
  2. Ndryshimin e vendimit nr. 368, datë 19.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, prokurorit Kolë Hysenaj.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz  

Relatore: Albana Shtylla  

Anëtarë:  Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama

Ditën e martë, më datë 19.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021.

Pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 35, datë 07.12.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

Ditën e martë, më datë 19.12.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 19.12.2023.Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 393, datë 03.06.2021

Data e regjistrimit: 23.07.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik               

Objekti:  Ndryshimin  ose Lënien në fuqi të vendimit nr. 393, datë 03.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Rezarta Schuetz  

Relatore: Albana Shtylla  

Anëtarë:  Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.40/2021, datë 23.07.2021: Ditën e enjte, më datë 31.03.2022, ora 10:00; ditën e martë, më datë 5 prill 2022, ora 10:00; ditën e premte, më datë 6 maj, ora 9:00; ditën e enjte, më datë 09 qershor 2022, ora 13:00; ditën e mërkurë, më datë 22.06.2022, ora 14:30.  Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 6 korrik 2022, ora 16:00.

Statusi: Përfunduar. (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 378, datë 30.04.2021

Data e regjistrimit: 21.07.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Prishjen e vendimit nr. 378, datë 30.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Evjeni Sinojmeri, si një vendim i pavlefshëm për shkak të zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor, ose
  2. Çeljen e hetimit gjyqësor, zhvillimin e seancës dëgjimore, marrjen e provave të reja, duke vendosur në përfundim: Ndryshimin e vendimit nr. 378, datë 30.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin tim në detyrë, duke kërkuar:

– Gjykimin në seancë gjyqësore publike të çështjes me nr. 378 vendimit datë 30.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Evjeni Sinojmeri.

– Marrjen e provave të reja bashkëngjitur këtij ankimi si dhe atyre që do të siguroj përpara se çështja të gjykohet në seancë publike.

– Prishjen e vendimit nr. 378, datë 30.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si vendim pavlefshëm, për shkak të zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit/ ose – Ndryshimin e vendimit të mësipërm dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Evjeni Sinojmeri.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla  

Relator: Sokol Çomo  

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Albana Shtylla 

Relator: Sokol Çomo 

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi

Ditën e enjte, më datë 14.11.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 39/2021, datë 21.07.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 14.11.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 369, datë 21.04.2021

Data e regjistrimit: 14.07.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 369 vendimi, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit znj. Gentiana Xhelili.
  2. Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave, duke administruar provat e reja.
  3. Ndryshimin e vendimit nr.369, datë 21.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Gentiana Xhelili, me detyrë Gjyqtare në Gjykatën Administrative Shkalla e Parë Vlorë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore: Ina Rama  

Anëtarë:  Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

Ditën e hënë, më datë 03.07.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 03.07.2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 381, datë 06.05.2021

Data e regjistrimit: 07.07.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti: Prishjen e vendimit nr. 381, datë 06.05.2021 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ose gjykimin në seancë publike, rikryerjen e hetimit për kriterin e pasurisë, kryerjen e hetimit për kriteret e figurës dhe të aftësive profesionale dhe konfirmimin në detyrë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj  

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Statusi:      Përgatitje për gjykim

Ditën e martë, më datë 06.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021.

Ditën e martë, më datë 06.06.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 06.06.2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 370, datë 22.04.2021

Data e regjistrimit: 29.06.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. 1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me Nr. 370 vendimi, datë 22.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Dhurata Bilo;
  2. Vazhdimin e hetimit administrativ edhe për dy komponentët e tjerë të procesit të rivlerësimit që lidhen me figurën dhe aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo;
  3. Ndryshimin e vendimit Nr. 370, datë 22.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo, me detyrë Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

Ditën e martë, më datë 09.05.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 36/2021, datë 29.06.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 09.05.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 366, datë 05.04.2021

Data e regjistrimit: 29.06.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Ndryshimin e vendimit nr. 366 datë 15.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Tasim Puci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, duke kërkuar:

  • Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike;
  • Konstatimin e shkeljeve të të drejtave Kushtetuese si dhe ato të parashikuara nga KEDNJ, ndaj subjektit të rivlerësimit z. Tasim Puci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat;
  • Çeljen e shqyrtimit gjyqësor, administrimin e provave të reja në mbështetje të nenit 47 të ligjit 49/2012;
  • Ndryshimi i vendimit nr. 366 datë 15.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Tasim Puci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Albana Shtylla               

Relatore:   Rezarta Schuetz              

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi   

Ditën e enjte, më datë 18.04.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 35/2021, datë 29.06.2021. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 18.04.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 361, datë 25.03.2021

Data e regjistrimit: 21.06.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Prishjen e vendimit nr. 361, datë 25.03.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së hetimit administrativ, seancës dëgjimore, vendimeve të ndërmjetme dhe përfundimtare të trupit gjykues.
  3. Kryerjen e hetimit gjyqësor nga fillimi. Marrjen e provave të kërkuara prej meje, si dhe ato të reja.
  4. Korrigjimin e gabimeve procedurale të vendimit, duke e gjykuar çështjen në seancë gjyqësore publike.
  5. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bari Shyti me detyrë gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ditën e mërkurë, më datë 29.05.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 34/2021, datë 21.06.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 29.05.2024.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 375, datë 26.04.2021

Data e regjistrimit: 17.06.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Kundërshtim i vendimit nr. 375, datë 26.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimi, duke kërkuar:

Përfundimisht kur unë kam bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, kam burime të ligjshme financiare për të justifikuar pasurinë, kam disa harresa për deklarime ndër vite, nuk kam kryer deklarim të rreme si dhe as unë dhe as bashkëjetuesja nuk jemi në situatën e konfliktit të interesave, kërkoj që të vlerësohet pozitiv rezultati i hetimit administrativ në lidhje me pasurinë, duke u korrigjuar edhe tabela e analizës financiare, të çelet hetimi për profesionalizëm dhe pastërtinë e figurës dhe përfundimisht të rikonfirmohem në detyrë.    

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Rezarta Schuetz

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Ditën e hënë, më datë 18.11.2024, ora 10:00, u çel seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 33/2021, datë 17.06.2021. Për arsye objektive që pamundësonin zhvillimin e seancës, trupi gjykues vendosi ta shtyjë atë për në datën 19.11.2024, ora 10:00. Vendimi përfundimtar u mor më datë 19.11.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 367, datë 16.04.2021

Data e regjistrimit: 11.06.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

Ndryshimi i vendimit nr. 367, datë 16.04.2021 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur konfirmimin tim në detyrë.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:  Ina Rama

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ditën e mërkurë, më datë 03.05.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 32/2021, datë 11.06.2021.

Statusi: Nën gjykim

Ditën e mërkurë, më datë 03.05.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 32/2021, datë 11.06.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 03.05. 2023.

Statusi: Përfunduar(Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 351, datë 25.02.2021

Data e regjistrimit: 04.06.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit               

Objekti:

  1. Prishjen e vendimit nr. 351 datë 25.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë për subjektin e rivlerësimit Maria Qirjazi dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në KPK për tre kriteret e vlerësimit, ose:
  2. Çeljen e hetimit gjyqësor, zhvillimin e gjykimit në seancë dëgjimore për të tre kriteret e vlerësimit, marrjen e provave të reja, duke vendosur në përfundim:

– ​Ndryshimin e vendimit nr. 351, datë 25.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë.

Duke kërkuar:

  1. Gjykimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 351 vendimi, datë 25.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Maria Qirjazi.
  2. Marrjen e provave të reja bashkëngjitur këtij ankimi, dhe hetimin e plotë administrativ për të tre kriteret e rivlerësimit.
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 351, datë 25.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur: – Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Maria Qirjazi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

Ditën e mërkurë, më datë 08.11.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2021, datë 04.06.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 08.11.2023. 

Statusi: Përfunduar  

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021

Data e regjistrimit: 02.06.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik             

Objekti:

Ndryshimin e pikes 1 të dispozitivit të vendimit nr. 374 datë 23.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose lënien në fuqi të tij

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:    Sokol Çomo

Relatore:    Natasha Mulaj

Anëtarë:      Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e mërkurë, më datë 21.07.2021, ora 13:00, u zhvillua seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2021 datë 02.06.2021. Seanca e radhës u zhvillua më datë 08.09.2021, ora 10:00. Vendimi përfundimtar për çështjen do të shpallej më datë 16.09.2021, ora 13:00, por për arsye të mos formimit të trupit gjykues për arsye objektive, vendimi u shpall më datë  07.10.2021, ora 12:00.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021

Data e regjistrimit: 28.05.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik             

Objekti:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e këtij vendimi 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:     Ardian Hajdari

Relator:        Sokol Çomo

Anëtarë:      Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021: Ditën e hënë, më datë 03.06.2024, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 26.06.2024, ora 10:00, ditën e enjte, më datë 11.07.2024, ora 10:00; ditën e premte, më datë 19.07.2024, ora 09:00; ditën e enjte, më datë 25.07.2024. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 30.07.2024, ora 10:00.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 358, datë 19.03.2021

Data e regjistrimit: 25.05.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit            

Objekti:

Shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 358, datë 19.03.2021.

 

Duke kërkuar:

  1. Shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore.
  2. Marrjen në konsideratë të të gjitha provave që kam paraqitur në shqyrtim.
  3. Shfuqizimin  e vendimit nr. 358, datë 19.03.2021 dhe rikthimin në detyrë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:   Ina Rama

Relator:    Sokol Çomo

Anëtarë:    Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e mërkurë, më datë 15.05.2024, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 28/2021, datë 25.05.2021. Gjatë kësaj seance, u vendos shqyrtimi i çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, më datë 27.05.2024, ora 10:00. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 05.06.2024, ora 15:00.
 
Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 340, datë 01.02.2021

Data e regjistrimit: 21.05.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit            

Objekti:

  1. Prishjen e vendimit nr. 340 datë 01.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  2. Pavlefshmërinë e vendimit nr. 340 datë 01.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  3. Konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së hetimit administrativ, seancës dëgjimore, vendimeve të ndërmjetme dhe përfundimtare të trupit gjykues.
  4. Përsëritjen e hetimit gjyqësor, brenda shkaqeve të ankimit. Marrjen e provave të kërkuara prej meje, duke e gjykuar çështjen në seancë gjyqësore publike.
  5. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Klodiana Gjyzari, me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

 Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:   Sokol Çomo

Relatore:    Albana Shtylla

Anëtarë:     Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ditën e martë, më datë 18.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 27/2021, datë 21.05.2021.

Ditën e martë, më datë 18.07.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 27/2021, datë 21.05.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 18.07.2023.
 
Statusi: Përfunduar(Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 344, datë 11.02.2021

Data e regjistrimit: 17.05.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik     

Objekti:      

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 344, datë 11.2.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose

– Ndryshimin e këtij vendimi.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:     Albana Shtylla

Relator:        Ardian Hajdari

Anëtarë:       Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:  Albana Shtylla   

Relator:  Sokol Çomo 

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seancat gjyqësore publike të zhvilluara për çështjen (JR) nr. 26/2021, datë 17.05.2021: ditën e enjte, më datë 21.04.2022, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 11.05.2022, ora 9:00; ditën e martë, më datë 24 maj 2022, ora 10:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 27.05.2022, ora 13:00.

Statusi: Përfunduar. (Vendim)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021

Data e regjistrimit: 11.05.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit           

Objekti: 

  • Ndryshimi pjesërisht të vendimit nr. 365, datë 14.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shfuqizuar pikën 2, që parashikon: “Ndalimin e emërimit të z. Gramoz Levanaj si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”, duke kërkuar:
  • Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 365, datë 14.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shfuqizuar pikën 2 të tij.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:   Rezarta Schuetz

Relator:        Ina Rama

Anëtarë:       Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.25/2021, datë 11.05.2021 u zhvillua ditën e martë, më datë 06.07.2021. Vendimi përfundimtar për çështjen u mor më datë 06.07.2021.

Statusi: Përfunduar(Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 339, datë 19.01.2021

Data e regjistrimit: 10.05.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit           

Objekti: 

  1. Kalimin për gjykim në seancë publike të çështjes administrative me nr. 339, datë 19.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Enrik Haxhiraj.
  1. Kryerjen e hetimit gjyqësor dhe marrjen e provave të kërkuara prej meje, si dhe ato të reja.

3- Vazhdimin e hetimit administrativ edhe për dy komponentët e tjerë të procesit të rivlerësimit që lidhen me vlerësimin e figurës dhe aftësinë profesionale për subjektin e rivlerësimit Enrik Haxhiraj.

4- Ndryshimin e vendimit nr. 339, datë 19.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj, me detyrë Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:   Natasha Mulaj

Relator:        Ardian Hajdari

Anëtarë:       Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:   Natasha Mulaj

Relatore:      Albana Shtylla  

Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e mërkurë, më datë 05.07.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2021, datë 10.05.2021. Vendimi përfundimtqar u mor më datë 05.07.2023. 

Statusi: Përfunduar(Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 290, datë 10.08.2020

Data e regjistrimit: 10.05.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit           

Objekti: 

Kundërshtim i vendimit nr. 290, datë 10.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke kërkuar:

– Prishjen e vendimit nr. 290, datë 10.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, çeljen e hetimit administrativ edhe për kriterin e vlerësimit të figurës dhe atë profesional dhe në përfundim të gjykimit të kësaj çështje në themel, konfirmimin në detyrë, ose

– Prishjen e vendimit nr. 290, datë 10.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë shkallës së parë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:    Albana Shtylla

Relatore:      Natasha Mulaj 

Anëtarë:       Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e martë, më datë 20.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 23/2021, datë 10.05.2021.

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 12.07.2023, ora 10.30.

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 12.07.2023, ora 10.30. Gjatë kësaj seance, u vendos shpallja e vendimit përfundimtar, më datë 14.07.2023, ora 13:00.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 330, datë 11.01.2021

Data e regjistrimit: 30.04.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit           

Objekti: 

Ndryshimi i vendimit nr. 330, datë 11.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kërkuar:

  1. Kalimin në seancë gjyqësore publike të çëshjtes administrative me nr. 330, datë 11.01.2021 të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Pelivan Malaj.
  2. Vazhdimin e hetimit administrative edhe për komponentët e tjerë të procesit të rivlerësimit që kanë të bëjnë me figurën edhe aftësitë profesionale të subjektit të rivlerësimit.
  3. Ndryshimi i vendimit nr. 330, datë 11.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Pelivan Malaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:    Rezarta Schuetz

Relator:        Sokol Çomo

Anëtarë:       Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

Ditën e hënë, më datë 22.04.2024, ora 10:00, u çel seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 22/2021, datë 30.04.2021. Seanca e radhës u zhvillua në datën 14.05.2024, ora 14:00. Vendimi përfundimtar u mor më datë 14.05.2024.
 
Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021

Data e regjistrimit: 29.04.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik          

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit nr. 332, datë 12.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose lënien në fuqi të këtij vendimi

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:     Ina Rama

Relatore:        Rezarta Schuetz

Anëtarë:         Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr. 21/2021 datë 29.04.2021: Ditën e mërkurë, më datë 06.10.2021, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 20.10.2021, ora 10:00; ditën e martë, më 26.10.2021, ora 10.00; ditën e enjte, më datë 18.11.2021, ora 10:00; ditën e enjte, më datë 02.12.2021, ora 09:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 06.12.2021, ora 13.00.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 337, datë 18.01.2021

Data e regjistrimit: 21.04.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit          

Objekti: 

  • Kalimin në seancë gjyqësore publike të çështjes administrative me nr. 337 vendimi, datë 18.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimi, në lidhje me subjektin e rivlerësimit Bib Ndreca.
  • Shqyrtimin në themel të fakteve dhe provave, duke administruar provat e reja.
  • Ndryshimin e vendimit nr. 337 vendimi, datë 18.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca, me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Sokol Çomo  

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Ina Rama

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, në datën 23.04.2024, ora 10.00. Seanca e radhës u zhvillua më datë 14.05.2024, ora 10:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 22.05.2024.

Statusi: Përfunduar

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 342, datë 02.02.2021

Data e regjistrimit: 19.04.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik         

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit nr. 342, datë 02.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,

ose lënien në fuqi të këtij vendimi

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:       Natasha Mulaj 

Relatore:          Ina Rama

Anëtarë:         Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:     Natasha Mulaj

Relatore:        Ina Rama

Anëtarë:         Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.19/2021, datë 19.04.2021: Ditën e hënë, më datë 28.03.2022, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 4 maj 2022, ora 9:00, ditën e enjte, më datë 09.06.2022, ora 09:30. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 22.06.2022, ora 10:00. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 6 korrik 2022, ora 15:00.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Çështja nr. 2-19/2021 (JR), datë 19.02.2024 (Kërkuese Elbana Lluri)

Emërtimi: Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 26, datë 06.07.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 19.02.2024

Vënë në lëvizje nga: Kërkuese Elbana Lluri

Objekti: Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 26, datë 06.07.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Statusi: Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 350, datë 23.02.2021

Data e regjistrimit: 14.04.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit        

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit nr. 350, datë 23.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Mariana Shegani.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 7, datë 02.02.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, ka këtë përbërje:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Ditën e martë, më datë 30.01.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 30.01.2024.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 307, datë 12.10.2020

Data e regjistrimit: 13.04.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit        

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 307, datë 12.10.2020 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë, duke kërkuar:

– Gjykimin e çështjes në seance publike.

– Ndryshimin e vendimit nr. 307, date 12.10.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

– Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë. 

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Ditën e mërkurë, më datë 17.01.2024, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 17/2021, datë 13.04.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 17.01.2024.
 
Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 333, datë 13.01.2021

Data e regjistrimit: 08.04.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit        

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 333, datë 13.01.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Mustafa, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke kërkuar: 

–          Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike;

–          Ndryshimin e Vendimit nr. 333, datë 13.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;

–          Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Mustafa, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

 

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e martë, datë 04.04.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2021, datë 08.04.2021.

Ditën e martë, më datë 04.04.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2021, datë 08.04.2021. Vendimi përfundimtar për çështjen u mor më datë 04.04.2023.
 
Statusi: Përfunduar (vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 334, datë 14.01.2021

Data e regjistrimit: 31.03.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit        

Objekti: 

Prishjen ose ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 334, datë 14.01.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Arben Allajbeu, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke kërkuar:

– Gjykimin  e çështjes në seance gjyqësorë publike;

– Konstatimin e shkeljeve e të drejtave kushtetuese si dhe ato të parashikuara nga KEDNJ, ndaj subjektit të rivlerësimit Arben Allajbeu, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë;

– Çeljen e shqyrtimit gjyqësor, administrimin  e provave të reja në mbështetje të nenit 47 të ligjit nr. 49/2012;

– Ndryshimi i vendimit nr. 334, datë 14.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjekti të rivlerësimit Arben Allajbeu, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

Ditën e martë, më datë 21.11.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2021, datë 31.03.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 21.11.2023.Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 325, datë 14.12.2020

Data e regjistrimit: 30.03.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik      

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit nr. 325, datë 14.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose Lënien në fuqi të këtij vendimi

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Sokol Çomo

Relator:          Ardian Hajdari

Anëtarë:         Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesues:       Sokol Çomo

Relatore:        Rezarta Schuetz          

Anëtarë:         Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.14/2021, datë 30.03.2021: Ditën e enjte, më datë 28.04.2022, ora 10:00, ditën e enjte, më datë 19 maj 2022, ora 12:00; ditën e hënë, më datë 6 qershor 2022, ora 10:00; ditën e hënë, më datë 20 qershor 2022, ora 14:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 22.06.2022, ora 14:00.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 336, datë 15.01.2021

Data e regjistrimit: 11.03.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit 

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 336, datë 15.01.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bardhok Lleshi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, duke kërkuar:

– Prishjen e vendimit nr. 336, datë 15.01.2021, dhe dërgimin e çështjes Komisionit/apo K.L.P (e cila mund të jetë kompetente për shqyrtimin e çështjes në shkallë të parë në kohën kur do të shqyrtohet ky ankim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit) për të vazhduar më tej me procedurën e rivlerësimit për kriteret e mbetura pa u vlerësuar, ose

  • Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike;
  • Konstatimin e shkeljeve të të drejtave Kushtetuese si dhe ato të parashikuara nga K.E.D.NJ, ndaj subjektit të rivlerësimit Bardhok Lleshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë;
  • Çeljen e shqyrtimit gjyqësor, administrimin e provave të reja dhe hetimin e dy kritereve të reja;
  • Ndryshimi i vendimit nr. 336, datë 15.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bardhok Lleshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Ditën e martë, më datë 19.09.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2021, datë 11.03.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 19.09.2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 324, datë 11.12.2020

Data e regjistrimit: 03.03.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Sokol Ngresi

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr.12/2021 datë 03.03.2020 janë: ditën e mërkurë, më datë 07.07.2021, ora 10:00; ditën e hënë, më datë 26.07.2021, ora 09:00; ditën e enjte, më datë 09.09.2021, ora 10:00; ditën e martë, më datë 21.09.2021, ora 10:00; ditën e premte, më datë 01.10.2021, ora 10:00; diten e hënë më datë 08.11.2021, ora 10:00; ditën e martë, më datë 16.11.2021, ora 10:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 24.11.2021, ora 15:00

Statusi: Perfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 315, datë 16.11.2020

Data e regjistrimit: 03.03.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

Prishje e vendimit nr. 315, datë 16.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Prokuror Brahim Dragjoshi, konfirmimin në detyrë, për shkak, të vlerësimit të gabuar, me njëanshmëri dhe në mungesë të një arsyetimi të plotë e shterues ligjor të këtij vendimi, duke kërkuar:

Ndryshimin e vendimit nr. 315, datë 16.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 315, datë 16.11.2020 “Për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi, me detyrë, Prokuror pranë Gjykatës së Apelit Shkodër” dhe konfirmimin në detyrë.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si dhe pas kërkesës së gjyqtares Natasha Mulaj për heqje dorë nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 16, datë 22.11.2022, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese) dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, ka këtë përbërje:

Kryesuese:   Rezarta Schuetz

Relator:       Sokol Çomo

Anëtarë:      Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Ditën e mërkurë, më datë 20.12.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021.U vendos përfundimi i procesit të rivlerësimit kalimtar pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi ishte bërë i pamundur. Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 303, datë 05.10.2020

Data e regjistrimit: 02.03.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

Ndryshimin  e vendimit nr. 303, datë 05.10.2020 të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, duke kërkuar:

  1. Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
  2. Ri çeljen e pjesshme të hetimit gjyqësor dhe realizimin e aktit të ekspertimit kontabël me grup ekspertësh, në lidhje me analizën financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të subjektit të rivlerësimit, për vitet 2003-2016.
  3. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 303, datë 5.10.2020.
  4. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

Ditën e martë, më datë 11.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021.

Ditën e martë, më datë 11.07.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 11.07.2023.
 
Statusi: Përfunduar(Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 318, datë 03.12.2020

Data e regjistrimit: 02.03.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit nr. 318, datë 03.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra te subjektit te rivleresimit, Kujtim Luli

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:  

Kryesuese: Natasha Mulaj 
Relator:     Sokol Çomo
Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla 

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr. 9/2021, datë 02.03.2021: Ditën e martë, më datë 25.07.2023, ora 10:00; ditën e hënë, më datë 18.09.2023, ora 10:00; ditën e martë, më datë 26.09.2023, ora 10:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 06.10.2023, ora 10:00.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

 

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 298, datë 17.09.2020

Data e regjistrimit: 24.02.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit nr. 298, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë ndaj meje gjyqtarit Arjan Qafa, si subjekt rivlerësimi i ligjit nr. 84/2016 dhe konfirmimin tim në detyrë si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Arjan Qafa për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 11, datë 05.04.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 8/2021, datë 24.02.2021, ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e mërkurë, më datë 26.04.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 8/2021, datë 24.02.2021.

Statusi: Nën gjykim

Ditën e mërkurë, më datë 26.04.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 8/2021, datë 24.02.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 26.04.2023.  

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 287, datë 04.08.2020

Data e regjistrimit: 28.01.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik      

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 04.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra tw subjektit tw rivlerwsimit Anita Mici

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Sokol Çomo

Relatore: Natasha Mulaj 

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Seancat gjyqësore publike të zhvilluara për çështjen (JR) nr. 7/2021, datë 28.01.2021: Ditën e martë, më datë 31.01.2023, ora 10:00; ditën e hënë, më datë 13 shkurt 2023, ora 10:00. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 23 shkurt 2023, ora 15:30.

Statusi: Përfunduar (vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020

Data e regjistrimit: 26.01.2021

Vënë në lëvizje nga: Komisioneri Publik dhe nga subjekti i rivlerësimit      

Objekti i ankimit të Komisionerit Publik:

Ndryshimin e vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose, Lënien në fuqi të këtij vendimi.

 

Objekti i ankimit të subjektit të rivlerësimit: Kundërshtohet pjesërisht vendimi nr. 276, datë 21.07.2020 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sa i takon përfundimeve të arritura në pjesën arsyetuese.

– Lënien në fuqi të vendimit sa i takon disponimit në pikën 1 të tij për konfirmimin në detyrë, duke ndryshuar ndërkohë arsyetimin dhe konsideruar si të ligjshme të ardhurat nga shitja e automjetit në vitin 2007 si dhe të ardhurat nga dhënia në përdorim e sendit njësi në vitin 2008.

– Mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë:  Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e enjte, më datë 11.05.2023, ora 10:00, u zhvillua seanca e parë gjyqësore për çështjen (JR) nr. 6/2021, datë 26.01.2021. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më datë 05.06.2023, ora 10:00.

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr. 6/2021, datë 26.01.2021: Ditën e enjte, më datë 11.05.2023, ora 10:00; ditën e hënë, më datë 05.06.2023, ora 10:00; ditën e enjte, më datë 06.07.2023, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 19.07.2023, ora 11:30. Vendimi përfundimtar do të shpallet më datë 24.07.2023, ora 13:00.

Seancat e zhvilluara për çështjen (JR) nr. 6/2021, datë 26.01.2021: Ditën e enjte, më datë 11.05.2023, ora 10:00; ditën e hënë, më datë 05.06.2023, ora 10:00; ditën e enjte, më datë 06.07.2023, ora 10:00; ditën e mërkurë, më datë 19.07.2023, ora 11:30. Vendimi përfundimtar u shpall më datë 24.07.2023, ora 13:00.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 317, datë 20.11.2020

20.11.2020

Data e regjistrimit: 21.01.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit      

Objekti: 

– Prishjen e vendimit nr. 317, datë 20.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;

– Kthimin e çështjes për rihetim për subjektin e rivlerësimit Albano Çepele për shkak të paaftësisë shëndetësore të magjistratit, si dhe të orientojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për zgjidhjen e çështjes apo të vendosë;

– Ndryshimin e vendimit nr. 317, datë 20.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të pezullimit, shoqëruar me detyrimin e z. Albano Çepele, për të kaluar kontrollin mjekësor sipas kërkesave të shkollës së magjistraturës me detyrimin për të ndjekur programin e edukimit nëse subjekti arrin të provojë të kundërtën.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Ditën e mërkurë, më datë 21.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2021, datë 21.01.2021.

Ditën e mërkurë, më datë 21.06.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2021, datë 21.01.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 21 qershor 2023.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 296, datë 16.09.2020

Data e regjistrimit: 21.01.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit      

Objekti: 

–          Prishjen e vendimit nr. 296, datë 16.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

–          Konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së hetimit administrativ, seancës dëgjimore dhe vendimit përfundimtar të trupit gjykues.

–          Administrimin e provave të reja bashkëlidhur këtij ankimi.

–          Gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike dhe rivlerësimin tërësor të procesit.

–          Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alket Mersini me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

 

Përbërja e trupit gjykues:

 

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relator: Ardian Hajdari 

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:   Albana Shtylla

Relator:       Sokol Çomo

Anëtarë:      Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Ditën e hënë, më datë 24.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021. 

Ditën e hënë, më datë 24.07.2023, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 24.07.2023.Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 322, datë 10.12.2020

Data e regjistrimit: 14.01.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit      

Objekti: 

Shfuqizimi i pikës nr. 2 të dispozitivit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 322, datë 10.12.2020, me numër akti 236, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Kryesuese:  Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj 

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

Ditën e martë, më datë 02.03.2021, ora 10:00, u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.3/2021 datë 14.01.2021. Gjatë kësaj séance, u vendos shqyrtimi në seancë gjyqësore publike, ditën e martë, në datën 16.03.2021, ora 10:00. Në këtë seancë, u vendos shpallja e vendimit përfundimtar më datë 23.03.2021. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 23.03.2021.

Statusi: Përfunduar ( Vendimi )

Çështja nr. 17-3/2021 (JR), datë 14.12.2022 (Kërkues Bilbil Mete)

Emërtimi: Rishikimi i vendimit gjyqësor nr. 9, datë 23.03.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Data e regjistrimit: 14.12.2022

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Bilbil Mete

Objekti: Rishikimi dhe ndryshimi i vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 9 (JR), datë 23.03.2021, dhe shfuqizimin e pikës nr. 2 të dispozitivit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 322, datë 10.12.2020, me numër akti 236, si të pabazuar në ligj e në prova.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Më datë 13.10.2023, trupi gjykues, bazuar në nenin 20 pika 1/1 të rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar, ka vendosur pranimin e kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes (JR nr. 17-3/2021, datë 14.12.2022, që i përket kërkesës së ish-subjektit të rivlerësimit Bilbil Mete, me objekt “Ndryshimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 9 (JR), datë 23.03.2021 dhe shfuqizimin e pikës nr. 2 të dispozitivit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 322, datë 10.12.2020, me numër akti 236, si të pabazuar në ligj dhe prova”.

Statusi: Përgatitje për gjykim

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 320, datë 09.12.2020

Data e regjistrimit: 14.01.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit      

Objekti: 

Ankim kundër vendimit nr. 320, datë 09.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke kërkuar, ndryshimin ose rrëzimin e vendimit nr. 320, datë 09.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore: Albana Shtylla 

Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ditën e premte, më datë 23.07.2021, ora 10:00, u gjykua në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2021 datë 14.01.2021. Vendimi përfundimtar për çështjen u shpall më datë 23.07.2021

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Ankim kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 299, datë 17.09.2020

Data e regjistrimit: 08.01.2021

Vënë në lëvizje nga: Subjekti i rivlerësimit      

Objekti: 

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 299, datë 17.09.2020 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë

Përbërja e trupit gjykues:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama 

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Pas zëvendësimit me short të gjyqtarit Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, trupi gjykues i kësaj çështjeje ka këtë përbërje:    

Kryesuese:   Albana Shtylla

Relatore:      Ina Rama

Anëtarë:      Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Ditën e martë, më datë 21.02.2023, ora 10:00, u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 1/2021, datë 08.01.2021. Vendimi përfundimtar u mor më datë 21.02.2023.
 
Statusi: Përfunduar (Vendimi)